Një krim i rëndë u shënua të mërkurën në rrethinat e qytetit të Shkodrës.
Brahim Mani, 50 vjeç, u ekzekutua në shtëpinë e tij, në sy të djalit.
Policia deklaroi se vrasja mund të ketë ndodhur për gjakmarrje.
U raportua nga mediat se Tarzan Prroni është i dyshuar për vrasjen.
Por 26- vjeçari, që jeton në Itali, tha për TCH se ai nuk e ka bërë këtë krim.
“Duke qenë në Itali, duke mos pasur lidhje në këtë punë që ka ndodhur, të hapin edhe njëherë prej fillimit një ngjarje që ka ndodhur prej shumë vitesh. Të flitet emri im në të gjithë Shqipërinë, të më bëjnë mua vrasës?! Kjo është një gjë mua më mundon, pse?”, thotë ai, duke theksuar se është i gatshëm të dorëzohet në polici.
Edhe xhaxhai i Tarzanit, Skënderi, thotë se para 14 vitesh ata e kanë falur gjakun dhe kjo çështje ai mbyllur.
Sipas tij, Tarzani është në Itali dhe nuk ka mundësi të ketë kryer vrasjen.
Nismëtarët e pajtimit të gjaqeve thonë se e kanë firmosur deklaratën e pajtimit dhe vetë Tarzani ishte i pranishëm, edhe pse i mitur.
Gjatë vitit 1993, babai i viktimës, Shemsi Mani, vrau babain e Tarzan Prronit pas një sherri banal për bagëtinë.
Mani u dënua me 10 vite burg për vrasjen e kryer, ndërsa familja e tij u ngujua.
eh puna e gjakmarrjes po e merr me qafe kete vend…http://goo.gl/gFbq49
Pune maloksh gjelle qensh…
Qeveria duhet te beje ligje te forta per ti dhene fund nje here e mire ketij fenomeni idiot shqiptar…pervec denimit te vrasesve duhe qe familjet e tyre te punojne si derrat dhe 60 e te ardhurave ti shkojne familjes se viktimave. Nese vazhdojne atehere pervec denimit 100% e te ardhurave te familjes se vrasesit ti shkoje familjes se viktimes duke i lene vrasesit vetem minimumin jetik.