Deklaratat në ILDKP/ Zbulohen pasuritë e ministrave, Koka më i pasuri

28 Qershor 2014, 18:33Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bën publike pasuritë e zyrtarëve të lartë për vitin 2012-2013.

Sa u përket ministrave të kabinetit “Rama”, shikohet se një nga më të pasurit është ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kabinet. Në deklaratën e ministrit të Mjedisit për dy vitet e fundit, renditen një radhë e gjatë trojesh, pallatesh, tokë bujqësore dhe apartamentesh.

Ministri dhe bashkëshortja e tij, e cila drejton një firmë ndërtimi, duket se janë tepër të fokusuar te tregu i pasurive të paluajtshme. Madje është interesante se në deklaratë ata theksojnë se i dhurojnë dhe shkëmbejnë me njëri-tjetrin prona, apartamente dhe toka të pajisura me leje ndërtimi. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Kokës deklaron se ka përfituar nga ankandet e shitjes së tokës publike për të zgjeruar inventarin e pasurive të paluajtshme në dispozicion.

Për sa u përket aksioneve në kompani, të tilla deklaron se ka edhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, por që shton se 51% e aksioneve në kompaninë INTECH+ shpk i ka shitur në momentin e marrjes së detyrës.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, deklaron se ka prona personale si shtëpi banimi dhe po kështu studio në Francë, vend në të cilin ka jetuar, por ajo deklaron dhe prona të blera në Tiranë.

Më pak modeste në pasuri duket ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni.

Ajo deklaron si të ardhura vetëm pagën e saj si deputete dhe ministre gjatë fundit të vitit të kaluar.

Por, në rastin e Gjermenit, të ardhura shtesë vijnë nga puna si pedagoge e jashtme dhe po kështu angazhimi i saj në disa projekte, të cilat financohen për organizata ndërkombëtare.

Për sa i përket ministrit Erjon Veliaj, ai deklaron se ka në pronësi një apartament dhe po kështu dy makina perosnale.

Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaron se pronat që zotëron familja e saj janë të gjithë në emër të prindërve, ndërsa ajo ka si pasuri pagën e saj dhe të bashkëshortit.

Pa shumë pasuri deklarohet edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Madje, bashkëshorti i saj deklaron se ka marrë hua nga një mik i tij një vlerë prej gjashtë mijë eurosh për të pasur mundësinë e shkollimit në Spanjë të vajzës së tyre.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, rezulton se ka marrë kredi për të blerë një makinë në vlerën e 11.400 eurove.

Ndërsa ministri Ahmetaj ka marrë 100 mijë euro kredi si dhe disponon 2 mijë metra katrorë tokë arë të blerë në vlerën e 53.775 eurove.

Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi ka blerë 1 mijë metër katror tokë pyll në Lanabregas të Tiranës në vlerën e 14 milionë lekëve të vjetra.

Ai ka blerë një makinë Land Rover në vlerën e 27 mijë eurove.  Ministrja më e varfër konsiderohet ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka blerë dy makinë në vlerën e 12 mijë eurove.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka mbi 50 mijë euro dhe 50 mijë dollarë amerikanë në llogarinë bankare.

Familja Cani ka llogari bankare dhe rrjedhëse edhe në SHBA.  Ministri Gjiknuri ka deklaruar mes të tjerash shitjen e një automjeti Audi 4 në vlerën 5500 euro./lajmifundit

25 komente në “Deklaratat në ILDKP/ Zbulohen pasuritë e ministrave, Koka më i pasuri”

  1. Anduelinda says:

    ky arben ahmetaj genjen

    1. N Shabani says:

      Genjeshtra me bisht ,sidoqofte flamurin e mban LSI-ja more po ku ishte deklarata e pasurive te Ilir Metes apo nuk ka ai I ziu. Te gjithe kane para dhe genjejne si derrat, te gjithe njelloj jane por me minstrat e ish qeverise se kaluar nuk krahasohen ata ishin bosa te medhenj te gjithe, per ke te thuash me pare per Boden a, Rulin a, Jozefinen, Lulzim Bashen, Shkelzen dhe Argita Berishen etjer e tjer, nuk mbarohen te gjithe hajdutet, mjere populli I shkrete.

      1. adriatik says:

        Nasip Naco kur ishte prokuror ne Durres dhe i merrte grusht eurot sot po deklarohet i varfer ?

        Keta jane te gjithe per tu djegur, ky eshte nje popull majmunesh.

    2. Devolliu says:

      Po Like Kokëmadhin mo, e kini harruar apo për sheikët nuk shkruani dot?

  2. Analist Politolog-Llafollog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Po botoji o Mero komentet e mia per keta hajdute ordinere…

  3. Analist Politolog-Llafollog Qim Hasimovic Nurellari says:

    Arbej Ahmetaj ka bere miliarda me kompanine telefonike. Ky eshte kryemafjoz dhe nuk ka shqiptar qe nuk e di kete pervec ketyre marionetave te Deklarimit te Pasurive.
    Ti gezoni keta politiqener o vellezer shqiptare!!!

    1. Artan says:

      Ku jane ata politikurvat e PD-se? Perse nuk japin edhe pasurite e tyre dhe pastaj te shohim se kush jane qente e kush jane kurvat ne politike ti more Analist-Politolog …? Ku jane pasurite e Berishes dhe familjes se tij? Ku jane pasurite e Imamit dhe familjes se tij? Ku jane pasurite e Bashes dhe familjes se tij? Pasurite e Paloqes dhe meloqes? Ku jane pasurite e Lul Nokes dhe pijanecit te KQZ? Po pasurite e Jozit ku jane fshehur? Po ato te Bujar Nishanit? dhe shume e shume te tjere.

  4. erjon says:

    100 mije euro kredi!?Po si do e laj ai kete kredi ?
    Apo i pjell euro karrigja e ministrit Z.Ahmetaj?

  5. rakia says:

    po kopete e lopeve e te dhive neper fshatra pse nuk i deklarojne ministrat….kane problem se do i konsiderojne katunare…

  6. ARUSHA says:

    LEFTER KOKA MORI ANIJEN TIRONA FALE FARE

  7. Taqua says:

    Hahhahahahahhahaha
    hahhahahahahahhhaha
    hahahahahahahahahhah
    ahahahahhahhahahahhaah

    cfare gallate. cfare show. Me mire se Game of Thrones. Politika Shqiptare eshte xhevair. Ku je o Hollywood te besh nje show me keta kerrma te na shofi gjithe bote se cfare qelbesirash jemi dhe se si rrejme per kokerr te qejfit.
    Na dolen keta varfanjake te shkretet.

    1. Artan says:

      Ku i moren parate keta more shoku? Pse cuditesh ti? PD-ja ka qene ne qeveri per 17 vjet dhe ka rejepur shqiptaret. Ku i gjeti parate Erjon Veliaj me Kumbaron? S’ka asgje per tu habitur e cuditur. Ju kujtoni se jane miliardere ata te PD-se dhe keshtu jane edhe keta te PS-se? Per LSI-ne nuk e ve doren ne zjarr sepse ka ministrat me te pasur.

  8. plaku says:

    Po keta genjejne te gjithe mor vella. Ta kepuskan shpirtin me kredite qe kane marre dhe pasurine e vogel qe kane. Hajde mo hajde, çfare behet.

  9. beso says:

    me ju qa hallin qenkan te gjithe

  10. plaku says:

    Lexova se behe ankande edhe per toka e prona publike. Pse nuk njoftojne per gjithe shqiptaret ne lidhje me keto ankande. Per keto duhet te hetohet. Si ka mundesi qe per keto ankande e dikerkan vetem politikanet dhe ne to marrkan pjese vetem ata ?. Prone publike ?. Po parate e perfituara prej shitjes se tyre ku kane shkuar dhe ku shkojne ?. Me çfare vlere jane shitur ?. Ehhhhhhhh mor popull i shkrete.

  11. Ekzel says:

    Kjo eshte komedia e deklarimeve te periudhes 2012-2013 kur ishte ne krye ajo aktorja karagjoze Zana Xhufka.Te presim tani si do te luaj ne kete skene Cim Ganaj qe zvendesoi Xhufken, e qe ka qene prokuror

  12. Atila says:

    Politikan- Profesion fitimprures,qe edhe nese s’ke ndonje zotesi ose vlere te vecante por qe mjafton te dish te lepish,puthesh,kafshosh,godasesh,ledhatosh,te kercesh sa ne nje dege ne tjetren ose te perfitosh c’te mundesh nga kolltuku. Ndersa i nivelit te larte eshte ai Politikan me diplome te blere qe di te vjedhe,shantazhoje,manipuloje dhe te vrase me doren e tjetrit po qe nevoja. Shkurt kush pretendon te pasurohet sa hap e mbyll syte duhet te aplikoje per P O L I T I K A N.

  13. HIMARIOTI says:

    Po shikoj qe zoti Ahmetaj ka blere nje siperfaqe Toke Are prej 2.000 m2.Shikoni pas nja dy tre vjetesh mbi kete Toke Bujqesore me siguri do te ndertoje patjeter.Nderkohe qe te ndertoj mbi Toke Bujqesore nje shqiptar “jo politikan” praktikisht e ka te pamundur,keta ja gjejne marifetin.

  14. aron says:

    Çfare çudie me i pasur se ilir floriri te jete ky koka? Jo mor jo.Po kane filluar te pasurohen drejtoret e rinj te sapoemeruar e jo me keta!!!!!
    Po duhet pare ne vijim apo ne fund te mandatit kjo pune,apo edhe nga e kane burimin.sa per kredine 100 mije euro ,nuk eshte shume,une jam pa shtepi e pa pune e prape mendoj te marre nje kredi 50 mije euro ,pasi kam 10 vjet me qera,por nuk te japin pa burim te ardhurash andaj po lutem me kot per nje vend pune por kam marre nje jo … nga keto drejtoreshat e reja te njesise 5 ,se tani qe fituam e jemi vete ne pune ,a…sna duheni,votat tuaja plotesohen me ata qe jane ne pune,pd+lsi.te rroje partia ,i thashe Z.Majko,kaq hall kishin ,kush hengri helm e gezhoja e kush fitoi,keta “varfanjaket”.Po….kush i beson keto,po Shqiperi hesapi genje se diçka do ngelet.

  15. salah says:

    Lefter Koka ka deklaruar: Ai ka tokë në Rruga Taulantia, por nuk është e vjedhur të gjitha me dokumente të falsifikuara dhe të ndërtuara pa leje, si vëllai i tij Nard. Asgjë nuk e shkatërron idiot i plotë me një backhoe, kodrat balta e Currilla. Ai dëshiron të ripyllëzojë atje, kështu që vjedhin një shumë të holla, si gjithmonë. Vetëm Lefter Koka dhe Mafia Durrës ndërton në balta. Dumber si talebanët dhe Animals!
    gruaja e tij ka një kompani ndërtimi Mafia

  16. katunari gangsta says:

    ky koka ka nje super kompleks tek vollga me te ik truri…http://goo.gl/COVIVq

  17. Gezimi says:

    Ku i vune keto pasuri, dhe a i justifikojne me pagen qe marrin? Ne se jo, ky Institucion duhet te beje detyren e jo te na paraqese pasurite e ketyre megahajduteve qe i kane nxjerre kockat ketij vendi dhe populli fatkeq!

  18. Gimi says:

    Vetem ne kete vend politikanet jane njerezit me te pasur. Pervec Rusise nuk ka vend tjeter te tille.
    Kjo eshte sistemi qe kemi dhe qe rilindja po e trumpeton si sistem, si rilindje.
    Mjere ky vend ku jetojme!

  19. Mark Gjonaj says:

    Ma merr mendja se ky eshte nje rikoniucion, tabllo per te pare cfare thote baza poshte dhe a perputhet me shenimet qe ka Berisha per sejcilin, por me Ramen nuk do ta kalojne lehte keta kapitaliste pa vjetersi sherbimi!

    1. liqeni says:

      Per ate Ramen tend behen njemije vjec keta o Mark!Prej njerit erdhi ne pushtet dhe po qeveris me te Rama!E pra per te verifikuar se si u vune keto pasuri edhe nje bari do tu llogariste se si i kane fituar!Asgje nuk do ndodhe vetem llafe!Jemi popull “besnik” ne dhe nuk duam ti “bejme keq”njeriu dhe me fjalen keq nenkuptoj “zbatimin e ligjeve”!Pra edhe Rama nuk mund ti “beje keq” atij qe i dha pushtetin si dhe te tjereve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje