Ish-kryeprokurorja Ina Rama, këshilltare e Artan Santos

30 Qershor 2014, 14:35Kronika TEMA

Pas tentativave të dështuara për t’u emëruar gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Tiranë, Ina Rama, ish-prokurore e Përgjithshme, u punësua si këshlilltare e drejtorit të Përgjithshëm të bankës “Credins” Artan Santo, i cili u ekzekutua të enjten e kaluar në zonën e Bllokut.

Ish-kryeprokurorja u emërua këshlilltare e Santos në bankës “Credins” në muajin prill të këtij viti, raporton Dita. Ndërkohë që mësohet se ajo vijon të jetë ende këshilltare në këtë bankë.

Ina Rama pas mbarimit të mandatit si Prokurore e Përgjithshme, kërkoi të rikthehej si gjyqtare.

Ajo dërgoi kërkesë për gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Tiranë por Këshilli i Lartë i Drejtësisë e rrëzoi këtë kërkesë duke lënë pa punë ish-kryeprokuroren. 

Por, Ina Rama nuk ka qëndruar gjatë pa angazhime.

Kështu, në prill të këtij viti ajo u emërua si këshilltare e biznesmenit Artan Santo në Drejtorinë e Përgjithshme të bankës “Credins”, detyrë të cilën ende vazhdon ta mbajë. 

24 komente në “Ish-kryeprokurorja Ina Rama, këshilltare e Artan Santos”

  1. nofka says:

    e perse duhet te dali ne gazete ky lajm.
    apo do te hidhni drite edhe mbi kryeprokuroren,si shkak per vrasjen e Santos.me duket kot ky shkrim

    1. artani says:

      komenti me vend. respekte

    2. Drita says:

      Jo nuk eshte shkak po cudia eshte se ja kishte vene rrogen 5000 euro.Kaq eksperte ne sistemin bankar kjo Ina

      1. Gonxhi says:

        Kushedi se sa pislliqe i ka mbuluar gjate kohes qe ka qene ne prokurori. Se kot nuk vihet keshilltare ne nje banke nje person qe nga e drejta bankare dhe tregtare di vetem emrin e ligjit, e me tej me 5000 euro rroge. Bie ere pak si te ndyre ky muhabet.

        1. Miri says:

          Dhe kush e zgjodhi prokurore dhe e mbeshteti gjate gjithe kesaj kohe?

          PS

      2. eb says:

        Po ku je kaq I sigurt ti idiot apo idiote , ke pare borderone e Credins? po sa kafshe qe jeni more njerez dhe ate qe shpifni e besoni dhe vete.Patjeter eshte eksperte ne fushen juridike per sistemin bankar , ka juriste cdo banke mor njeri I trashe. E di , ndonje si ty me kujton ate shprehjen qe hedh budallai nje gure ne lume dhe ……

  2. LAKU says:

    Prokurore keshilltare financiare,vetem ne shqiperi degjon cudira te tilla.Me mire po te ishte keshilltare sigurie.

    1. marin says:

      O laku i mencem! Bankat kur merren me llogari bankare duhet t’i bejen transaksionet sipas ligjit. Gjithe bankat e botes kane juriste apo avokate te punesuar prane bankes! Pra ka qene keshilltare per anen ligjore te kontratave per huamarrje qe kryejne me individe apo edhe hua apo transakcioneve qe kryen banka me biznese te ndryshme

      1. elinor says:

        Eh, c’t’i tthuash Lakut?! Aq di e aq flet! E keqja eshte se ka shume si ai….po shume-shume, ama….teper….jashtezakonisht teper!

      2. Gonxhi says:

        Po me shoku po ka qene eksperte ne te drejte penale tjetra. Qe te merresh me bankat e anen ligjore te kontratave duhet te jesh deri diku ekspert ne te drejten bankare, tregtare e kontraktore, perndryshe je jurist i deshtuar ne fushen qe prqktikon. Kushedi sa pislliqe ka mbuluar kur ka qene kryeprokurore qe ka mar nje shperblim te tille.

    2. shqiptari says:

      ku e degjove keshilltare financiare? Apo si ne Shqiperi, futja kot se ngjan i zgjuar?
      Duket qe nuk merr vesh nga keto pune. Ne banke, keshilltari me i rendesishem eshte ai juridik. Financier ishte vete i ndjeri.

    3. Safo says:

      Nuk tha njeri kshilletare financiere, kete e shpike ti nga mendja, nje person juridik si puna e Ina Rames kryen detyren e keshilletarit ligjor, nje post i domosdoshem per nje kompani.

  3. aj.vlora says:

    Vetem ne shqiperi ndodhin kto cudira kryeprokurore qe kur mbaron afati e len pa pune, klasa jone politike shum nivel i ulet tmam balordi ithon Romanet.

  4. Kendveshtrim tjeter says:

    Te gjitha rruget te çojne ne “Rome” !
    Listes se personave te dale per “gjah” i shtohet dhe Santo !

  5. ufot says:

    Ik futi nje sfilate ti se sje per gje tjeter…

  6. LOMI says:

    po edhe ajo do punoje diku,perderisa presidenti loqe e la ne mes te 4 rrugve..ky eshte paradoksi ne shqiperi nga kryeprokurore te ne nje te papune,me asistence.hajde shqiperi hajde zoti mbroft te gjithve

  7. polici says:

    Lajm fantastik ,me nje pergjegjesi te rralle.

  8. Drejtesia says:

    E kush se merr keshlltare kete profesioniste dhe bukuroshe ,kjo e zbukuron institucionin .

  9. andromeda says:

    Të jesh këshilltare juridike do të thotë se di shumë nga ligjshmëria e funksionit bankar, ndaj lajmi është i rëndësishëm sepse Ina Rama mund të jetë në dijeni dhe mund të ketë indicie për të orientuar hetimet.Do zoti s’bëhet objekt i mafies okulte.

  10. shpetim says:

    Pasi i ndjeri humbi jeten, ne vend te tij bordi emroje nje njeri te familjes Berisha.

  11. Leandro says:

    Shumica e komentuesve ose nuk e lexojne informacionin, ose jane jashte aftesive minimale per te komentuar. Edhe nese ka ndonje te mençur qe mund te jape diçka, nuk ka deshire te mplekset me lloj lloj komentatoresh. Lutemi gazetes Tema online te mos jape informacione me tendencen e krijimit te mjedisit irracional.

  12. nardone says:

    o tema a ka mundesi me na i qit perdite foton e kesaj Ines,cfare bo ku ha ,ku kalon pushimet,cfare preferencas ka,na shkon dita mbare,boll mo me ca pallavesha,kok qoshe,dhom derra,kjo eshte ikone hallall ja boft zoti.

  13. Tafili says:

    Kjo qe po lexojme eshte skandaloze. Por ne Shqiperi nuk i ben pershtypje njeriu , se ka ac shume raste kontraligjore e kontramorale sa sdi ku tja nisesh. Ish Prokuroria ka pas vendin e punes si Prokurore , por donte Gjykatese per komoditet. Si ka mundesi te punesohet ne nje banke te nivelit te dyte me ac shume probleme qe kan bisneset e medhaja me ligjin dhe shtetin ?! Nuk i dihet, por po ti shkohet me tej nuk dihet se ku del lidhja favor ligjor- shperblim me vend pune. Edhe ish Prokurori tjeter i Pergjitheshem Th.Sallaku eshte perfolur si i lidhur me nje porosites vrasjesh me pagese. Pra ne keto poste keta persona jane vendosur per te zbatuar Ligjin, per te luftuar krimin, apo per te krijuar lidhje per vete me lloj menyrash e lloj lloje sojesh per perfitime ne forma po lloje sojesh ? Hajde gjeje po deshe ! Qeveria e re demokratike me ne Krye Z.Rama duhet te godase pa meshire shkelesit e ligjit jo vetem sot e ne te ardhmen , por edhe ne te kaluaren se ngaterresat e tyre vazhdojne ne breza dhe po shkaterrojne shqipetaret. Pa nje drejtesi te paster nuk rregullohet ky vend. Duhen elemente te rinje nga magjistratura jone, ato qe kane mbaruar jashte gjithashtu dhe po te doje shteti edhe te huaj me kontrate. Vetem keta qe jane sot te hiqen ne forme ligjore dhe te drejte , se ashtu e meritojne.

  14. hmm says:

    Piksepari lajmi eshte botuar me tendence te hapur negative. Dhe se dyti, ajo qe eshte per te ardhur keq, eshte injoranca totale ne komentimin e tij. Ju lumte Tema ja arritet qellimit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje