“Lufta ndaj korrupsionit në Forcat e Armatosura kërkon një bashkëpunim më të madh me SHIU-t dhe prokurorinë”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Kodheli ishte e pranishme gjatë demostrimeve të aksioneve ushtarake në Policinë Ushtarake, ku vlerësoi luftën e bërë kundër korrupsionit, duke e cilësuar vijimin e saj si një prioritet për Qeverinë.
Kodheli tha se lufta ndaj korrupsionit kërkon ndër të tjera edhe një administratë më funksionale, ndërsa shtoi se një sërë ligjesh të rëndësishme kanë kaluar në Kuvend dhe të tjera do të kalojnë për të rritur efektivitetin e FA ndaj veprave kriminale.
“Dëshiroj të vlerësoj sektorin e policisë kriminale, për zbulimin e veprave kriminale, vecanërisht korrupsionin.
Lufta ndaj korrupsionit kërkon një administratë më funksionale, si synim kryesor i qeverisë. Ne kemi kaluar ligje të rëndësishme në Kuvend, si ajo “Për drejtimin dhe komandimin streategjik”, “Për Pushtetet”, “Ligji i karrierës”, dhe të tjera ligje do të kalojnë në Kuvend për ti dhënë FA bazën ligjore ku duhet bazuar puna jonë në realitete të reja që po jetojmë.
Ligji i ri do të mundësojë rritjen e efektivitetit ndaj veprave kriminale.
Realizimi i këtyre detyrave kërkon bashkëpunim dhe një bashkëpunim më i mirë duhet me agjensinë e inteligjencës së mbrojtjes, Prokurorinë. Kjo me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dhe vënien pra ligjit të atyre personave që guxojnë ta shkelin.
Ju garantoj se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një nga sfidat kryesore të mia personale e dikasterit që drejtoj. Do të keni mbështetjen time personale”, theksoi Kodheli
Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi edhe rëndësinë e rezultateve fizike për arritjen e rezultateve sa më të larta në punën e FA.
Në këtë kuadër, Kodheli vlerësoi atleten Luiza Gega si pjesë e FA, duke shtuar se do të kërkojë që në parametrat fizikë do të kërkohet më tepër rreptësi.
“Nuk e kam zakon të përmend individë, por ka ardhur rasti të bëj një përcaktim për dikë, më bëhet qejfi që pjesë e FA është edhe atletja Luzia Gega.
Ndihemi krenarë për rezultatet e arritura prej saj. Sportistët elitarë do të kenë mbështetjen shpesh herë të munguar nga qeveria.
Ne i kemi talentet mes nesh. Rezultatet janë të lidhura me parametrat fizikë. Prandaj kërkoj që të jetë më e rreptë kërkesa e rezultateve fizike, për arritjen e rezultateve më të larta”, tha Kodheli.
suksesin e keni vete ne dore. rrisni mireqenien e shqiptareve dhe bien krimet dhe vjedhjet
E drejte qendrimi i Kodhelit, keto jane pasojat e qeverise Berisha.
Keto jane pasojat e qeverisjes te kaluar.
Kodheli ka te drejt, ja dhe pasojat e nje qeverisje te deshtuar.
Ç’u bë me dosjen e aktorit Imami. Kaq ishte faji i tij? Sikur u zotuat se do të dilnin një mal me abuzime. Rilindje leshi që ju vë për fund banda e Saliut.