Një 30- vjeçar u vetëvar në qelitë e paraburgimit në Vlorë.
Viktima është Ervis Hysi, i cili ishte arrestuar në maj të këtij viti, pasi kishte dhunuar barbarisht të shoqen.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.
Bashkëshortja 24- vjeçare e Hysit i shpëtoi mrekullisht agresionit të të shoqit.
Ai e qëlloi me levë në kokë, duke i dëmtuar rëndë kafkën, dhe më pas e hodhi trupin e saj nga një lartësi e konsiderueshme në tentativë për ta vrarë.
Gruaja, nënë e një fëmije, u gjet buzë lumit në fshatin Kote në Vlorë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se çifti ka pasur konflikte për shkaqe xhelozie, dhe për shkak të dhunës, gruaja ka marrë fëmijën dhe është larguar te familja e saj në Selenicë.
Duket se lëvizjet e saj kanë qenë të kontrolluara pasi bashkëshorti i saj ka shkuar në fshatin Kote, ku 24-vjeçarja kishte shkuar te disa të afërm të saj.
Aty ai e ka takuar dhe e ka marrë në makinën e tij për të folur dhe për t’u sqaruar me njëri- tjetrin.
Menjëherë sapo ajo është futur në makinën e bashkëshortit, të afërmit kanë lajmëruar familjarët e saj.
Pas gjetjes së trupit të dhunuar të vajzës së tyre, familjarët kanë kryer edhe kallëzim për dhëndrin agresor.
Ai u arrestua pas disa orësh.
e paska kuptuar gabimin.drejtesia u vu ne vend.
Ishalla, shëmbullin e tij ta ndjekin dhe shumë kriminelë të tjerë…Kështu do të lirohen pak dhe burgjet plot, dhe shteti do të shpëtojë nga shpenzimet…