Deklarimi i pasurisë/ ILDKP padit ndihmësin e Presidentit dhe 7 zyrtarë të tatimeve e doganave

3 Korrik 2014, 19:27Kronika TEMA

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kallëzon penalisht 8 punonjës të administratës së shtetit, mes të cilëve edhe një prej ndihmësve të Presidentit të Republikës për mosdeklarim të pasurive të tyre. Përmes një njoftimi, ILDKP bëri të ditur se ka paraqitur pranë organit të akuzës kallëzim penal ndaj 8 (tetë) subjekteve deklarues pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimet penale për shtetasit e mëposhtëm u dorëzuan pranë Prokurorisë së Përgjithshme;

1- Shpend Shametaj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

2- Flamur Dingo, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

3- Sadetin Bishanaku, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

4- Ismail Muça, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

5- Enkeleda Baloshi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

6- Leonard Kastrati, Ndihmës i Presidentit të Republikës

7- Shyqyri Bajraktari, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të  Ujrave

8- Ermir Petriti, ALUIZNI, Korçë

Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionet eprore të këtyre zyrtarëve, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave përkatëse në përputhje me kërkesat e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje