Masakra e paralajmëruar mbi familjen Marku/ Prokuroria kërkon dy burgime të përjetshme

4 Korrik 2014, 11:53Kronika TEMA

Prokuroria e Pukës ka kërkuar dy burgime të përjetshme dhe 48 vjet burg për autorët e masakrës mbi familjen Markaj.

Ngjarja që shokoi opinionin publik ndodhi në qershor të vitit 2012.

Prokuroria vendosi nën akuzë katër persona nga fisi Përmakaj, që akuzohen për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve nga familja Markaj, ngjarje e ndodhur në fshatin Qelëz më 29 qershor.

Pas hetimit të prokurorisë ka rezultuar se, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, shtetasit Anton Përmarkaj, Sokol Përmarkaj, Bardhok Përmarkaj (vëllezër) dhe Fran Përmarkaj (djali i xhaxhait të tyre), u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të anëtarëve të familjes Markaj.

Nga goditjet e të pandehurve kanë mbetur të vdekur shtetasit Paulin dhe Hilë Markaj, si edhe të plagosur shtetasit Tone Markaj, Angjelina Markaj dhe Alfons Markaj.

Në vendngjarje kanë qenë edhe tre anëtarë të tjerë të familjes Markaj, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Për këtë arsye, prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Anton dhe Sokol Përmarkaj dhe 25 vite burg për Bardhok Përmarkajn dhe 23 vite burg për Fran Përmarkajn.

Kur ndodhi ngjarja e rëndë, u tha se kjo ishte një masakër e paralajmëruar, pasi policia ishte në dijeni të konfliktit.

Krimi ndodhi për shkak të një toke, që i ishte lënë në përdorim familjes së të pandehurve.

Mëngjesin e 29 qershorit, familja Markaj po kthehej nga një vizitë me autobus, kur ra në pritë. Në drejtim të tyre u qëllua me kallashnikovë nga fqinjët.

4 komente në “Masakra e paralajmëruar mbi familjen Marku/ Prokuroria kërkon dy burgime të përjetshme”

  1. fshatari says:

    Hajde mba me buke Permarkajt tani.
    Ju dhjefsha rracen

  2. er rama!
    merr leje nga perndimi dhe vendos denimin me gijotine
    populli te perkrah!
    puna e beri majmunin njeri
    vetem gijotina e ben malokun njeri!…qoft edhe pas vdekjes

  3. Nje qytetar says:

    Kafshe,primitive,egersira.Keta qenie nuk jane njerez.Ashtu si hiena te pa-bese,zene prite prapa ferrave dhe u marrin jeten njerezve.
    Por ajo qe eshte domethenese e qe tregon se cfare “burra”muti jane,eshte se,duke qene te pa-bese,jane frikacake si minjte:-Perse nuk benin si cuba ne kohen e Xhaxhit?!Se,ai qe eshte trim ,ben trimin ne cdo kohe! He,he,atehere u zjente bytha nga frika.

  4. AK-47 says:

    Po shefin e komisariatit, kuzhinierin Dibra qe mbajti dy dite kallezimin e viktimave ne tavoline pse nuk e ndeshkoni??

    Ka nje lidhje shkak-pasoje te drejtperdrejte, nese policia do te vepronte atehere ngjarja do te parandalohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje