Mbi dy tonë marijuanë me vlerë mbi 9 milionë euro, janë sekuestruar në disa vende gjatë një operacioni të shtrirë nga zona e Puglias deri në Romë.
Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur në sajë aksionit që zhvilluan forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim në ato të Toskanës dhe Romës.
Gjatë aksionit u sekuestruan edhe 537 fishekë kallashnikovi, të prodhuara në ish-Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë.
Policia italiane ka mundur të arrestojë 4 persona që konsiderohen si korrierët e lëndës narkotike, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike nga Shqipëria, ndërsa numri i shtetasve italianë të ndaluar është ende i paqartë.
Gjithashtu është arrestuar një 42-vjeçare italiane me banim në Romë.
Në pranga kanë rënë shqiptarët Geri Rucaj 34 vjeç, Shefqet Cenaj 35 vjeç, Admir Musara 37 vjeç , Luisen Mamo 23 vjeç si dhe italiania Giuseppina Di Marzio 42 vjeç.
Hetimet për rastin filluan pasi një maroken me precedentë të mëparshëm penalë, kishte marrë me qira një furgon.
Vendosja e një përgjuesi në mjet, bëri që operacioni i policisë të përqendrohej në zonat ku ishte parashikuar të bëhej dorëzimi i lëndës narkotike.
ku e gjeten mer vlla se lazarati u mbyll
poshte dyshekut i kane patur.
JA se ncvend te Shqiperise vazhdon te mbilllet droge me dijenine e policise: http://goo.gl/cltqC1