Gjykata Administrative e Tiranës ka shtyrë shqyrtimin gjyqësor sa i përket padisë nga ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, për t’u rikthyer në punë si gjykatëse, në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.
Gjykata vendosi datën 14 korrik për shpalljen e vendimit për këtë çështje.
Në séance palët kanë paraqitur pretendimet e tyre të fundit, ku avokati mbrojtjes i ish-kreut të akuzës, Fatmir Braka, ka kërkuar rikthimin në punë të klientes së tij.
Braka e ka cilësuar vendim politik mospranimin e kërkesës bërë nga Rama për të qënë pjesë e gjykatës së apelit.
Ndërkohë, përfaqësuesja e KLD-së në sallë është shprehur se kjo padi duhet rrëzuar, pasi nuk është e bazuar në ligj, raporton Ora News.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të emërojë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda Ina Ramën si gjyqtare, aty ku kishte punuar përpara se të emërohej si kryeprokurore e vendit.
Rama vendosi të mos pranojë vendimin e këshillit duke argumentuar se kishte konflikt interesi, pasi disa çështje që gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë hetuar në kohën kur ajo drejtonte akuzën shqiptare.
Berisha thot qe ne familjen Rama ka kater te punesuar ne shtet