Aksident i rëndë në Shkodër/ Merr flakë autobusi me pushues nga Kosova, dy të plagosur

9 Korrik 2014, 19:32Kronika TEMA

Katër automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në fshatin Kryebushat në Shkodër.

Nga aksidenti kanë mbetur dy persona të plagosur.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë automjeti tip autobus me targa 01 – 840 CM, me drejtues mjeti shtetasin Rexhep Berisha,40 vjeç, banues në Prishtinë dhe automjeti tip fuoristradë KIA, me drejtues shtetasin Agustin Markaj, 58 vjec, banues në Balldre, Lezhë.

Nga të dhënat e para mësohet se një person është lënduar nga djegiet, pasi autobusi i cili vinte nga Kosova është përfshirë nga flakët, dhe personi tjetër i plagosur është shoferi një fuoristrade.

Madje ky i fundit dhe është në gjendje të rëndë.

Mësohet se fuoristrada ka përplasur autobusin në pjesën e pasme, dhe për pasojë autobusi ka marre flakë.

Në këtë aksident është përfshirë dhe një makinë me targa te huaja dhe një automjet tjetër që kanë qenë duke udhëtuar në atë rastësisht.

“Si pasojë e përplasjes së fortë autobuzi i cili ka qenë pa pasagjerë është përfshirë nga flakët ndërsa automjeti tjetër ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëhërë në Spitalin Rajonal Shkodër të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëhërë shërbimet e policisë së shtetit, të zjarrfikses dhe të Spitalit Shkodër, për tu ardhur në ndihmë personave të dëmtuar,” bëhet me dije nga policia.

Policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

1 komente në “Aksident i rëndë në Shkodër/ Merr flakë autobusi me pushues nga Kosova, dy të plagosur”

  1. ismeti says:

    ka dasht me fluturue e ka pi hashashit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje