Trafiku i heroinës/ Policia franceze arreston 5 shqiptarë, pas 1 viti hetimesh

12 Korrik 2014, 11:00Kronika TEMA

Policia franceze arrestoi në Lion 7 shqiptarë, dy nga të cilët u liruan nga gjykata, nën akuzën e trafikimit të lëndëve të forta narkotike.

Aksioni i policisë franceze u ndërmor të hënën, pas një hetimi 1- vjecar mbi përfshirjen e këtyre personave në trafikun e lëndëve të forta narkotike.

3 nga të arrestuarit dolën para gjykatës ditën e premte, ndërsa dy të tjerë do të njihen me akuzat në ditët në vijim.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publike, por janë publikuar foto nga sasia e lëndës narkotike, e llojit heroinë që është sekuestruar.

Sipas policisë, sasia prej 6 kg heroine, e sekuestruar, ishte trafikuar nga Shqipëria në Francë.

Heroina u gjet e groposur në një pyll në Saint- Priest, ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një sasi përzierësi heroinë, që sipas hetimeve është siguruar në Holandë, dhe një sasi eurosh cash.

Autoritetet e policisë thanë se përmes përgjimit kanë arritur tashmë të faktojnë se ky grup kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë të Francës, por edhe në Zvicër.

Nga hetimet e kryera nga policia francize, rezulton se grupi groposte lëndën narkotike, ndërsa në banesat e tyre të arrestuarit mbanin sasi të vogla, që pasi e bashkonin me përzierës të siguruar në Holandë, e shisnin tek përdoruesit.




4 komente në “Trafiku i heroinës/ Policia franceze arreston 5 shqiptarë, pas 1 viti hetimesh”

  1. lefter says:

    keta jane mostra, ku do qe behen dy shqiptare bashke ne europe vetem per ate muhabet diskutojne,vertet mostra.

  2. paradox says:

    Kush e ka shkruar kete, ka probleme serioze me gjuhen Shqipe. Turp e quajne veten gazetar.

  3. Hosteni says:

    Çdo “gropë septike” që të hapësh, do gjesh shqiptarë, brënda…(?!)

  4. 1 says:

    Kan fest nacionale te henen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje