INTERVISTA/ Kukan: Duhen rezultate në gjyqësor

12 Korrik 2014, 20:36Kronika TEMA

Shqipëria duhet të dëshmojë rezultate konkrete në gjyqësor në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe në reformën administrative. Eduard Kukan, i cili ka kryesuar delagacionin për Ballkanin në Parlamentin Europian, thotë në nje intervistë për Top Channel se përbërja e re e Parlamentit Europian do të bëjë që të dëgjohen edhe me fort zërat e atyre që janë kundër zgjerimit, ndaj ai kërkon qëndrueshmëri dhe vijim të dialogut mes palëve.

 

Zoti Kukan, pavarësisht se nuk u arrit deklarata e përbashkët për komitetin me Shqipërinë siç u shprehet në fund të mandatit tuaj, Këshilli i Bashkimit Europian miratoi dhënien e statusit kandidat, çfarë sfidash mbeten për anëtarësimin real të vendit?

Ka ende shumë, por më e rëndësishme është se Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Siç e dimë të gjithë, pati disa shtete anëtare që ishin pak hezituese përpara takimit të Këshillit. Jam i lumtur që u dha statusi kandidat më në fund. Mendoj se Shqipëria e meriton dhe se kjo do të ketë një ndikim pozitiv për të nxitur më tej ambicjen europiane të Shqipërisë. Sidoqoftë, ishte e rëndësishme për Shqipërinë marrja e statusit kandidat dhe tani është e domosdoshme që t’u dëshmohet të gjitha shteteve anëtare se bënë gjënë e duhur. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojë procesi i reformave dhe është me rëndësi për Shqipërinë të japë rezultate  në fushën e gjyqësorit, reformës administrative, e në fushën e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto do të ishin me të vërtetë dëshmi të forta. Për këtë, do ishte e nevojshme që të vijohet në mënyrë objektive dialogu politik konstruktiv ndërmjet partive politike në vend. Pa këtë, dyshoj se vendi do të avancojë në këtë qasje, sepse të gjithë e mbajnë mend, përfshirë dhe neve në Parlamentin Europian, se kjo ishte arsyeja pse Shqipërisë iu desh të priste për kaq shumë kohë statusin kandidat, për shkak të mungesës së një dialogu të vërtet politik normal.  Për të arritur progres, do të ishte e nevojshme që të vijohej kjo dhe të dëshmohej se është e qëndrueshme dhe se nuk bëhet fjalë vetëm pêr vetëm disa sinjale pozitive, por që kjo funksionon me të vërtetë në Shqipëri. Pa këtë do të ishte e vështirë për shkak të faktit se dhënia e statusit kandidat ndaj Shqipërisë ishte i paqartë deri në ditën e fundit, çfarë do të thotë se Shqipëria do të jetë në fokusin e atyre vendeve anëtare që duan të shohin se progresi në vend rigjallëroi atmosferën politike në Shqipêri dhe se kjo është e qëndrueshme dhe e vazhdueshme dhe kjo, për shkak të situatës, është disi kërkuese për Shqipërinë.

Duke marrë parasysh se nuk do të ketë më një delegacion për Ballkanin me legjislaturën e re, si do të ndikojë drejtimi i PPE-së në delegacionin për Shqipërinë?

Ka vërtet një strukturë tërësisht të ndryshme të delegacioneve dhe kjo do të përbëjë një fokus më të detajuar mbi Shqipërinë, sepse më parë Shqipëria ishte një ndër 5 vendet që mbulonte delegacioni. Tashmë do të ketë delegacion më vete ku do të mbahen takime të veçanta e do të diskutohet konkretisht në mënyrë më të detajuar për zhvillimet në vend. Unë do t’i këshilloja kolegët në Tiranë që ta përdorin këtë mundësi për të provuar se situata ka ndryshuar dhe se ajo është konstruktive në Shqipëri dhe se ky delegacion do të jetë një hapësirë e mirë për të përcjellë këto mesazhe përmes tyre. Jam i bindur se cilado qoftë përbërja e delegacionit, do të jetë në ndihmë të Shqipërisë . Ka eurodeputetë që janë përherë mbështetës për procesin e zgjerimit, por duhet të them se kompozimi i këtij Parlamenti është i ndryshëm nga ai i mëparshmi. Jam i sigurtë se kësaj radhe do të dëgjohen më shpesh zërat e atyre që do të flasin kundër zgjerimit, që do të tentojnë të përdorin çdo gabim nga ana e vendeve kandidate për të thënë se ata kanë të drejtë e se BE duhet të presë më shumë për zgjerimin. Ju nuk duhet të dekurajoheni nga kjo, por ky është realiteti. Nëse ju bëni punën tuaj, kjo do t’i bëjë ata të heshtin, por është e rëndësishme të përgatiteni për këtë. Grupet politike tradicionale janë në dijeni  dhe duan të bashkëpunojnë ngushtë dhe të ruajnë këtë kurs në procesin e zgjerimit të mundshëm të BE-së në të ardhmen, por le të përballojmë realitetin ashtu siç është.

*Përgatiti: Arta Tozaj/ Top Channel 

6 komente në “INTERVISTA/ Kukan: Duhen rezultate në gjyqësor”

  1. Treviso says:

    Zoti Kukan si gjithmone, ai vazhdon te ndihmoje shqiptaret me te gjitha mundesite qe ka. Zoti Kukan din dhe realitetin tek forcat politike. Din qe opozita vazhdon te punoje kunder afrimit te Shqiperise me Bashkimin Europian. Jo vetem zoti Kukan por dhe ish parlamenti europian e din shum mire se kush jane drejtuesit e P.D. dhe pse nuk duan ti bashkohen Bashkimit Europian. E dine pse nuk pranojne te reformohet K.L.D.
    A do hasi veshtirsi Shqiperia me kushtet qe ka, per t’ju bashkangjitur komunitetit? Kete puetje le ta plotesojne simpatizantet e P.D.

  2. loni says:

    sigurish qe duhen rezultate ne gjygjsor,por shoket e gjinit nuk te lejne,ata jane si zinxhiri qe nuk leshojne njeri tjetrin derisa te keputen,atehere cdo gje merr fund,por ky zinxhir i ndertuar nga maloku i pabese saliu eshte shume i forte dhe duhet nje pune e madhe per keputjen e ketij zinxhiri me maloke te lidhur fort,si gjinat e gjonat rraca e mutit prej maloku,kukan do reflektojme shpejt per kete rezultat rruge tjeter nuk kemi,duhet pak durim sa te fluturojme ilirin tek plerat se pastaj rezultatet do jene shume te ndershme dhe me vizion,sa te hedhim pengesen e tmerrshme ilirin ne pranga te tjeret jan kollaj.

  3. Longari says:

    Duhet…duhet…duhet. Ato qe duhen s’ti lejon shteti i paligjshem paralel. Pa u qeruar Nishan dhjeramani, asgje s’mund te behet ne kete gjyqesor te mbytur deri ne fyt me mekate.

  4. LUANI says:

    Po cfare rezultatesh Kur Nishani i mbron gjyqtaret e korruptuar te Saliut: http://bit.do/Kukan-te-nderhyhet-ne-gjyqesor-nese-doni-te-beheni-pjese-e-BE

  5. AlfaDE says:

    Deri sa te vije ajo dite qe te diskutohet per Shqiperine, halete e PD, te kesaj bande mafioze e trafikante te droges do jene qeruar , do te kene zene qelite !

  6. Ah mor z. Kukan… me nji llaf: ‘pse mos tallesh leshte ene zotnjote…’. Ene zoti Kukan si azonja Nuland paskan vizionin e sakat- nishanxhiut tone qe ‘Drejtesia’ do te vetepastrohet!!!, ahaha…a!
    Mos ja hame hakun e ka Vizionin pak me t’modh, qe krimin e organizuar, korrupsionin dhe reformen ne Drejtesi etj.
    Ka p’ta bo Dora vete dy Bandat Eskobaridhaqe, ahah…a
    Oji me llahinga…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje