Historia e trishtë e 22-vjeçarit, zhduket në Greqi njësoj si i ati vite më parë. Shoku i tij gjen vdekjen

12 Korrik 2014, 15:25Kronika TEMA

Duket se ka pësuar të njëjtin fat si babai i tij, zhdukur vite më parë. Kjo është historia e Eri Pelivanit, djalit 22 vjeçar nga Pojani i Fierit, i cili prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me familjen pasi u nis ilegalisht drejt Greqisë me disa shokë të tij.

Fatkeqësisht miku i tij, Kristian Çollhai u gjet i pa jetë, ndërsa nga Eri nuk ka asnjë lajm. Nëna e tij Florika, me lot në sy kërkon ndihmë nga shteti për të gjetur djalin e saj, i cili në mënyrë të mistershme është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, raporton Ora News.

Janë nisur bashkë me dy shokë të Kristianit nga Durrësi. Tani menjeherë që morëm këtë lajmin u shqetësuam dhe ne se dhe djali jonë me të ishte. Do shkonin të punonin, donin të jetonin. Që atë ditë që ka ikur ne nuk kemi komunikuar me djalin. Unë kërkoj nga shteti të më ndihmojë, sido të jetë djalin e dua këtu.

Mezi i kam rritur. Për arsye familjare, nuk kemi të ardhura të shkojmë ta kërkojmë djalin. Nuk them dot se ka qenë me dokumenta, pasaportën e mori, por nuk e di nëse e mori me vete apo e la diku. U nis me Kristian Çollhain dhe dy shokë të tij, ata nuk i njohim. Tani Kristiani u gjet i mbytur , tani ne nuk dimë gjë për djalin tonë.

Edhe babain nuk e ka, ka që në 2003 i humbur dhe ndoshta nga kjo e ka vrarë ndërgjegjia, donte…Çfarë të them unë. I lutem shtetit të më ndihmojë në këtë drejtim, të më gjejë djalin”.

Ndërsa në familjen Çollhai është hapur dera për ceremoninë mortore në pritje të trupit të 28-vjeçarit Kristjan Çollhai. I ati tregon lajmin e hidhur qe mesoi gjatë së premtes.

Më njoftuan në degë, vajta në degë, më njoftuan që është gjetur një person me këtë emër, me këtë kështu… Vajti dhe e verifikoi pastaj byrazeri i madh dhe akoma s’kemi përgjigje se kur do vijë, kur do kthehet. Vajti 10 ditë. Nuk na lajmëroi para se të ikte

Ndërsa halla e Kristianit, Monda Çuko kërkon ndihmë nga shteti për të sjellë trupin e nipit të saj në familje. Sipas saj, pala greke kërkon 2 mijë euro për të sjellë trupin, shumë të cilën familja nuk e përballon dot.

Florika, nëna e Erit ka vetëm një kërkesë, që djali i saj i rritur me shumë sakrifica të kthehet në shtëpi dhe për këtë i drejton sytë e përlotur nga shteti.

14 komente në “Historia e trishtë e 22-vjeçarit, zhduket në Greqi njësoj si i ati vite më parë. Shoku i tij gjen vdekjen”

    1. Eagle says:

      Shtet kurve , sbehet ai vend, korrupsion qe terheq zvare shume fukarenj

    2. Pelasgian says:

      ” shteti ” ShqipKAR do ju ndihmoje ashtu sic ndihmoi ata peshkataret e varfer qe i vrau greku !

      1. tafili says:

        ne radhe te pare gushellime familjes per kete tragjedi.ne radhe te dyte ata komenuesit me larte jane pjelle e vucidolasit sali luvgatit.jane mesuar me te vjedhur ata me ska hajdut.kthejuni punes mos prisni gocka nga qelli.

        1. Ekonomi kaucuku says:

          Tafil vroma
          Edhe ngushellon edhe meson edhe shan
          Ajde putane qe je hajde

  1. Argita_B says:

    Keto jane drama te renda dhe vijna nga mungesa e perspektives per nje jete normale ne Shqiperi. Njerezit kane humbur shpresen dhe nuk arrijne te sigurojne dot as elementet me minimale per te jetuar ne Shqiperi dhe detyrohen te emigrojne.

  2. Longari says:

    Jam i sigurt se shteti do tregohet i ndjeshem dhe do vere dore ne kete rast kaq te dhimbshem.

  3. tourkofagos says:

    Politikane kanocembledhes,te denuar per prostitucion,trafik narkotikesh,armesh te akuzuar per vrasje etj,etj……keta jane qeveritaret qe do te bejne Shqiperine!!!!
    dhe tragjedia e exodit vazhdon…….humbje jetesh,humbje enderash,pa shprese e te brengosur,pa te ardhme………..!
    nje popull qe akoma ha me list e vishet me rroba te perdorura…..!

  4. Zani says:

    Shteti ka detyrime per qytetaret e vet nuk ka nevoje per lutje, po cfar te besh kur ske shtete

  5. Leone says:

    me vjene vertet shume keq per keta djeme te rinje , qe lene dhe jeten per dicka me te mire. e kam provuar dhe vete emigrimin ilegal kur isha adoleshente dhe tani qe u berra burre prape muk u mbylle kjo plage e madhe per kombin tone.

  6. une says:

    Na rilinden kta plerat e radhes,turp i madh nuk ka me shpresa per kete vend te mallkuar!2014 dhe akoma po lem kockat neper Europe,vend i mallkuar as ka per tu bere ndonjeher!

  7. rrupaqe says:

    nje zyre verrimi PRIVATE per te trasportuar trupin e pajet te ndjerit mer mesatarishte 1500 EURO NGA ATHINA NE SHQIPERI NGA GUMENICA ESHTE DICKA ME PAKE,PAGUHET MJEKU LIGJOR QE BENE DOKUMENTAT

  8. ilir says:

    ketu nuk ka ekzistuar ndonjehere shtet te egzistoje tani shqipot jane te tere hajdute

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje