Pas atentatit me eksploziv ndaj vëllait të drejtorit të burgut 313, ky i fundit mohon që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e detyrës së tij.
Ai shprehet se vëllai i tij, Sulejman Allushi, i cili mbeti i plagosur, i ka mbyllur edhe ato probleme që ka pasur.
“Policia ka pistat e saj të hetimit, por unë nuk mendoj se ky atentat ka lidhje me punën time. Unë kam qenë korrekt në punë dhe detyrën time e kam bërë siç duhet. Unë nuk kam asnjë konflikt në punën që bëj”, ka pohuar ai për GSH.
Ndërkohë policia ka shoqëruar 20 persona, të cilët mendohet se kanë lidhje me ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet, ku përveç 44- vjeçarit mbetën të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit.
Akoma nuk iken tritoli nga qarkullimi, tjt atentat: http://bit.do/vazhdojne-atentatet-me-tritol-ne-kryeministri