Reforma në drejtësi/ Naço: Me KLD s’kemi konflikt, kërkojmë zbatimin e ligjit

15 Korrik 2014, 14:33Kronika TEMA

 “Ne po përpiqemi që dora e gjyqtarit të përdoret për çekiçin e drejtësisë dhe jo për ta futur në xhepat e qytetarit”, deklaroi sot nga Elbasani ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

I pranishëm në inagurimin e restaurimit të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të  Paluajtshme, nga Banka Botërore në kuadër të projektit LAMP, me vlerë rreth 100 mijë $,  Naco deklaroi se një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë është shërbim më i mirë ndaj qytetarëve.

Ministri deklaroi se “nuk kam ndonjë konflikt me KLD,  i vetmi konflikt  mes dy institucioneve, është vetëm për zbatimin e drejtë të ligjit”.

“Në programin 300 ditësh një nga objektivat tona është dixhitalizimi i  sistemit të drejtësisë  i cili do t’i shërbejë qytetarit por do të parandalojë edhe rastet e korrupsionit. Deri më tani nga 30 gjykata në 24 prej tyre funksionon sistemi i hedhjes së shortit në mënyrë elektronike, dhe mbeten edhe 6 gjykata për t’u plotësuar”, bëri të ditur Naço.

Ai tha se e gjithë puna jonë është reformimi  dhe dixhitalizimi i sistemit të drejtësisë, sepse i shërbejmë qytetarëve me qëllim që gjyqi të bëhet dhe të jetë transparent.

1 komente në “Reforma në drejtësi/ Naço: Me KLD s’kemi konflikt, kërkojmë zbatimin e ligjit”

  1. ALpini says:

    Ligji e thote qarte,ju nuk mund te sulmoni institucionet e pavarura.
    Zbato ligjin e mos u be shkeles i tij se do pergjigjesh penalisht nje dite e kjo shume afer do jete.Ju Nasip Naco keni pergjegjesite tuaja si ne zbatimin e ne mos zbatimin e ligjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje