Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, paraqet pranë organit të akuzës kallëzimin penal ndaj subjektit deklarues Mite Mejdi, ish-Drejtor pranë Drejtorisë së Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, Gjirokastër.
Sipas ILDKPI, nga verifikimet e kryera rezultoi të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal. Kallëzimi penal për subjektin Mite Mejdi u dorëzua pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Inspektori i Përgjithshëm, shprehet se bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.
ja mostrat e saliut qe kane vjedhe si qener dje
E shini se cbehet me eeeeej,.. Kta te PD-se jane grup kriminal qe dje me njerezit e tyre te rrjetit benin kerdine