Komandot: Prodhuam 7 mina, por s’i shitëm/ Dyshohet se bombat u përdorën në tre atentate

17 Korrik 2014, 09:33Kronika TEMA

Vetëm dy prej tre komandove të arrestuar dy ditë më parë nga policia e Durrësit për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, kanë dhënë detaje rreth aktivitetit të tyre kriminal, duke sqaruar pozicionet e tyre në montimin e tregtimin e minave me telekomandë.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije se 25-vjeçari Fran Kola nuk u është përgjigjur asnjë prej pyetjeve të hetuesve të Krimeve të Rënda, ndërsa 22- vjeçarët Kleo Gjinkola dhe Alban Donaj kanë pranuar bashkëpunimin e tyre, por pa dhënë detaje se ku i kishin tregtuar më parë minat e telekomanduara, me të cilat dyshohet se janë kryer disa vrasje biznesmenësh në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ngjarje këto të pazbardhura.

Sipas hetuesve të çështjes, Gjinkola ka pranuar faktin se ka prodhuar 7 mina me telekomandë dhe se ka kërkuar gjetjen e tregut për shitjen e tyre, ndërsa Donaj ka pranuar se bënte lidhjen e qarqeve me celularët dhe C4.

Mësohet se dy ushtarët me pagesë kanë deklaruar se kanë prodhuar vetëm 7 minat që gjeti dhe sekuestroi policia dhe se nuk kanë mundur të shesin asnjë në treg, shkruan GSH.

Ndërkohë policia dyshon se minat e prodhuara nga ushtarët janë përdorur në tre atentate.

Policia po heton sërish për vrasjen e biznesmenit Xhemal Çela, ekzekutimin e Baki Xhabaftit dhe plagosjen e kryekomunarit Fredo Berberi.

3 komente në “Komandot: Prodhuam 7 mina, por s’i shitëm/ Dyshohet se bombat u përdorën në tre atentate”

  1. hajdarja says:

    ne burg maloket deri sa te tregojne

    1. fshatari says:

      Joooooooooo nuk te lejojne te drejtat e njeriut tu maresh informacion nen torture ketyre…nqs duan te tregojne mire -nqs nuk duan te tregojne,shoqeria eshte e detyruar t`i mbaje me ushqim qe eshte shume here me i mire se ushqimi qe konsumon 70% e njerezise

  2. ÇIMI says:

    Keshtu jane te gjithe maloket te pabese se po te kishin bese nuk kishin pse te kerkonin bese. Varja pse lodhemi dhe ne, dava malooooooooooooooookkkkkkeeeeeeeeeessssssshhhhhhh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje