Sekuestrohen pasuritë e paluajtshme të një shtetasi të kërkuar nga policia zvicerane për trafikim të lëndëve narkotike. Pasuritë u sekuestruan në Tiranë dhe Durrës pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Bëhet fjalë për 2 apartamente dhe 2 dyqane në Tiranë si dhe për 21 mijë m2 tokë në Sauk të Tiranës dhe në Gjirin e Lalzit në Durrës, të cilat ishin fshehur nën emrin e familjarëve të personittë akuzuar si trafikant droge, me iniciale F.M, i kërkuar nga policia zviceriane.
Prokuroria e Tiranës ka njoftuar se “pas kërkesës së saj, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M, me vendbanim në Tiranë, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose aktiviteteve kriminale”.
Ky shtetas akuzohet nga autoritetet zviceriane për “Shkelje të ligjit për drogës, trafik i organizuar heroine, posedim dhe konsumim heroine”.
Nga veprimet proceduriale dhe hetimi pasuror kriminal, të kryera nga Prokuroria e Tiranës, në bazë të materialit kallëzues të mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, janë identifikuar disa pasuri të këtij shtetasi, të cilat dyshohet se janë të tijat dhe që dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, por që pronësia e tyre është fshehur duke u vendosur në emër të familjarëve.
Në përfundim të veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur sekuestro preventive për pasuritë e mëposhtme, të cilat gjenden në Tiranë dhe Durrës:
Pasuri e llojit tokë arë, sipërfaqe totale 21.000 m2, në Gjirin e Lalzit e Marikaj të Durrësit;
dy apartamente, me sipërfaqe totale 210 m2, në Tiranë dhe dy dyqane, me sipërfaqe totale 140 m2, në Tiranë.
shume qeveri e forte kjo……pse nuk fillon nga politikanet qe nuk e dine se c’fare kane si pasuri…..????jeni te gjithe muter…..ne nje canak hani e pini…..turp
o gjyqetare “te nderuar”po pse nuk sekuestroni pasurite e zhozit,sali serbit me gjithe familje,gjoneve,cefeve ne kld,bashes te saliut 230 milion euro te rruges kombit???.te fala nga bostoni.malsori
F.M, mos eshte gje Fatmir Mediu?. Dhashte zoti jo, perndryshe kush do na “udheheqe” drejt reformave demokratike?
po mir trafikantve ja sekuestroni po plitikanve pse nuk ja sekuestroni apö mbani njeri tjetrin
Sa shpejt ja gjeten anen ketij tja morin paret ama Gjin kurves pederastit spo ja bllokon kush dhe zot dhe shkop nje bir maloku dhe nje legen o zot ku u katandis Tirona kush esht pjell ne bjeshk do gur ke koka jastiku i be allergji.