Sa e vështirë të jesh fëmijë/ Në Pukë vdes një 5- vjeçare nga granata, në Tiranë aksidentohet rëndë një vogëlush

19 Korrik 2014, 10:14Kronika TEMA

Është e vështirë që të jesh fëmijë në këtë vend.

Dy ngjarje të rënda u shënuan në harkun e pak orëve.

Fillimisht në orët e mbrëmjes në Tiranë u aksidentua një vogëlush, pasi u përplas nga një motor.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, ku motori me targë AF 940, që drejtohej nga shtetasi Sadik Shenjatari, ka përplasur fëmijën dhe më pas është larguar.

Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, ndërsa fëmija është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë një ngjarje edhe më e rëndë u shënua në Pukë.

Një vogëlushe vetëm 5 vjeç humbi jetën pasi i shpërtheu në dorë një granatë.

Policia ka konfirmuar se 5- vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve që ka marrë.

Dyshohet që lëndën plasëse 5- vjeçarja ta ketë gjetur në banesë.

3 komente në “Sa e vështirë të jesh fëmijë/ Në Pukë vdes një 5- vjeçare nga granata, në Tiranë aksidentohet rëndë një vogëlush”

  1. ARUSHA says:

    o kafshe qe beni femije dhe shtepine e keni me bomba dhe kallashnikove o qener qe nuk e mertoni as familjen dhe as femijet !

  2. zambi says:

    Prinder idiota.
    Drejtues mjetesh plehra.
    Kjo eshte shoqeria shqiptare sot.

  3. once more says:

    Super e veshtire, po jo vetem per keta te shkrete eshte e veshtire: http://bit.do/sdsddcsc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje