Kallëzohet për mashtrim “konsulli” i Italisë në Shqipëri (njeriu që paditi Asllan Patriotin)

19 Korrik 2014, 10:57Kronika TEMA

Një shtetas italian, i vetëshpallur konsull nderi në Shqipëri, është denoncuar dje për mashtrim në Policinë e Tiranës nga 3 persona.

Ai quhet Massimiliano Nicolini, është 37 vjeç dhe gjatë tri viteve të fundit emri i tij është lakuar vazhdimisht si i përfshirë në vjedhje me anë të mashtrimit, por asnjëherë nuk është arrestuar.

Massimiliano Nicolini‏, italiani që denoncoi në policinë e Tiranës ish- të përndjekurin Asllan Patrioti gjatë grevës së urisë, është denoncuar vetë nga katër persona, pasi ata e pretendojnë se janë mashtruar nga Nicolini. Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare, janë paraqitur në policinë e Tiranës, duke e kallëzuar penalisht për akuzën e “mashtrimit”.

Ky i fundit zotëron në Shqipëri disa kompani tregtare, ndërkohë që tre personat e kanë akuzuar se i ka mashtruar duke mos i dhënë rrogat,detyrimet financiare për marjen e ambjenteve me qëra dhe punimeve të kryera për ndërtimin e zyrave të tij në Tiranë, ku ka hapur një qendër mjekësore.

Emri i tij u lakua fillimisht në vitin 2012, kur Policia e Tiranës arrestoi ishtë përndjekurin, Asllan Patrioti, pasi u denoncua nga Nicolini për vjedhjen e makinës së tij tip “Jaguar”.

Në fakt Patrioti asnjëherë nuk e pranoi këtë akuzë, duke pretenduar se ky ishte një mashtrim i shtetasit italian, pasi jo vetëm që nuk ia kishte vjedhur, por kishte ndihmuar në gjetjen e makinës, duke i treguar se ku e kishte parë automjetin.

Pretendimet e Patriotit u aprovuan edhe nga ish- e fejuara e shtetasit italian, e cila pohoi se vjedhja e makinës ishte mashtrimi i radhës.

Gruaja me të cilën ai jeton gjatë dy viteve të fundit në një banesë në Durrës, ka pretenduar se Nicolini e ka detyruar të merrte një kredi në emër të saj, një shumë prej 20 milionë lekësh dhe më pas është ndarë me të, duke mos paguar as këstet në bankë.

8 komente në “Kallëzohet për mashtrim “konsulli” i Italisë në Shqipëri (njeriu që paditi Asllan Patriotin)”

  1. Cfar do kishte per tu cuditur ktu , kur dihet qe ne te gjitha ambasadat e konsullatat e huaja te pranishme ne Shqiperi, jane te mbushur me mashtrues ,diplomate ,kontrabandaste te cdo arti ,te veshur me kostumine e imunitit Diplomatik ,”Antiprojetil” ?

    Ne nji shtet qe gjithcka ka shkuar per lesh ,
    te huajt gjeten shesh e bejne (si thot populli mo ?) pershesh .
    Vend pa zote mo ,qenie inferiore ,para cdo maskarai te huaj ,kta jane shtetaret shqiptare .pffffffffffffffffff

    1. jiimi says:

      pu ai njeri qe I drejtohet shqiprise eshte me pleh se vendasit keto ndyrsira mashtrues vijne se edhe parlamenti kriminela deputet ka
      perfundimi mjerim e koke palare do te ngeleni

  2. Ladi says:

    Miqte e te shkuares ne pushtetin e djeshem..

  3. Treviso says:

    Ne Shqiperi ka shume firma te huaja dhe te dyshimta. Ne kohen e qeverisjes se mafjes ne Shqiperi nuk kan hyre imprenditore serjoze, duke e ditur me se do perballeshin. Firmat serjoze nuk hapin aktivitet pa pasur bazen ligjore. Leku nuk hidhet duke menduar se kam mik kete apo ate. Leku hidhet atehere kur baza ligjore eshte dhe zbatohet 100%

  4. once more says:

    po normalisht sepse ata nuk do sillnin nje njeri te ndershem ketu ne koshin e plehrave hidhen plehra si puna e ketij: http://bit.do/Zogu-ma-i-mire-prej-kejtve

  5. illyrians says:

    Halabaket dhe mafiozat italiane bejne palle ne Albanistan, behen qutetare nderi, ne nje kohe qe ne vendin e tyre do te perfundonin ne burg per mashtrim dhe vjedhje..!!

  6. Tau says:

    dava breshkaxhiu tipik…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje