Pastrimi i zonave të kontaminuara/Gjermania mbështet projektin me 100 mijë euro

21 Korrik 2014, 09:08Kronika TEMA

Gjermania mbështet aksionin për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe lëndë plasëse në Shqipëri me një fond prej 100.000 eurosh. Ambasadori Gjerman Hellmut Hoffmann dhe Perfaqësuesja Rezidente e UNDP në Tiranë, Zineb Touimi-Benjelloun nënshkruan më 21 korrik në Tiranë një marrëveshje për këtë.

Sipas komunikatës për shtyp të Ambasadës Gjermane, shuma e akorduar do t’i vihet në dispozicion projektit të UNDP-së (Albanian Mine Monitoring Coordination Office) dhe do të përdoret për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe për rikthimin e tyre në zona që nuk përbëjnë rrezik.

“Gëzohem që Gjermania mund të kontribuojë për pastrimin e zonave të ndotura me municione të vjetra për t’i kthyer ato në zona të sigurta për jetesën e njerëzve, të cilët  jetojnë atje“, deklaroi Ambasadori Hellmut Hoffmann.  “Gëzohem që Gjermania mund të kontribuojë për pastrimin e zonave të ndotura me municione të vjetra për t’i kthyer ato në zona të sigurta për jetesën e njerëzve, të cilët jetojnë atje”, tha Ambasadori Hellmut Hoffmann.

Nga shpërthimi i municioneve të vjetra në Shqipëri ka patur shumë të vdekur dhe të plagosur. Qëllimi i këtij projekti të mbështetur nga Gjermania është të garantojë një kontroll të pavarur për pastrimin e zonave të prekura duke kontribuar kështu në parandalimin e aksidenteve. AMMCO gjithashtu bën një punë informuese me popullsinë që banon në këto zona të rrezikshme.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, njëkohësisht i ngarkuari nga Qeveria Shqiptare me koordinimin e të gjitha masave për demilitarizimin e vendit.

1 komente në “Pastrimi i zonave të kontaminuara/Gjermania mbështet projektin me 100 mijë euro”

  1. abdumenaf says:

    nje mbeshtetje per qeverine tone eshte kjo qe po na jep qeveria gjermane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje