Një ngjarje e rëndë u shënua orët e paradites në fshatin Kalimash të Kukësit.
Një person gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën pas një përplasje, që mendohet se ka pasur në qendër konfliktet për kromin e kësaj zone.
Muharrem Burgjia ka qëlluar për vdekje Emri Batushën si dhe ka plagosur në gjendje të rëndë djalin e viktimës Arbër Batusha, 16 vjeç, dhe vëllanë e viktimës Bilbil Batusha.
Ky i fundit mësohet se është në gjendje më të rënduar shëndetësore dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë që policia vijon të jetë në ndjekje të autorit Muharrem Burgjia, i cili dyshohet se është i armatosur.
Kokat hengshi
Ju duket kromi pasuri e babes