Ja skema e grabitjes në Rrugën e Kombit/ Të rinjtë dënohen me nga 10 vjet burg

28 Korrik 2014, 10:55Kronika TEMA

Gjykata e Lezhës ka përfunduar gjykimin ndaj dy 22- vjeçarëve, të akuzuar për grabitjen e dy pushuesve kosovarë në gusht të vitit 2013 në Rrugën e Kombit.

Të dëmtuarit O. Cakiqi dhe F. Ahmeti po udhëtonin nga Prishtina drejt Shkodrës me automjetin e tyre me targa të Kosovës.

Sipas prokurorisë, për të realizuar grabitjet në orët e vona të natës, të pandehurit hidhnin gurë dhe drurë në rrugë, për të penguar lëvizjen e automjeteve.

Më pas, nën kërcënimin e armëve, ata u merrnin paratë dhe sendet me vlerë.

Nga hetimi i prokurorisë në këtë dosje, ka rezultuar se personi që është marrë me organizimin, gjetjen e mjeteve dhe organizimin e lëvizjes deri tek ekzekutimi i veprës penale, është i pandehuri Anton Nikolli.

Ndërsa Ardit Maxhuni ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në kryerjen e veprave penale.

Të pandehurit janë deklaruar të fajshëm për akuzën e “vjedhjes me armë” dhe “armëmbajtjes pa leje” dhe janë dënuar me 15 vjet heqje lirie.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, janë dënuar përfundimisht me 10 vjet heqje lirie.

14 komente në “Ja skema e grabitjes në Rrugën e Kombit/ Të rinjtë dënohen me nga 10 vjet burg”

  1. erli says:

    duart o duart duhen prere ketyre maskarenjve!

    1. andromaqi says:

      Po peshqit e mëdhenj pse s’kapen? Doni të na gënjeni me kësi vogëlsirash!

      1. Aristoteli says:

        Peshqit e medhenj I mbron Musteqja I Salucit. Sakati pa personalitet qe quhet Bujar Faik Nishani.
        Presidenti me idiot qe ka pasur dhe do te kete ky vend.

  2. i-- says:

    Po atyre qe vodhen komplet rrugen e kombit si i behet?? Apo atyre i mbyllet me procedur gjykimi harrova. Dhe tani qe jane pa imunitet nuk i gjejne dot prova te reja keta policet e saimirit

    1. Aristoteli says:

      Pa u zhdukur mustaqja e Sales dhe gjykatesit hajdute te Salucit as mos prit qe ti hyje gjembe ne kembe atyre horrave.
      Fatkeqesisht policia ka ne dore te merret vetem me peshqit e vegjel.
      Edhe keta shpesh here lirohen nga gjykatesit e musteqes se Sales.

  3. cimi italy says:

    me ne fund po shikojem pake drite ne fund te tynelit gjukata ka nisure te aresyetoj pake me drjetesin se me shume i lene te lire keta persona

  4. qytetari says:

    esht pak 10 vjet duhet ngritur akoma se vetem keshtu ven mend keta maskarenj se nuk guxon njeri qe te mai nj gur si per hall ashtu dhe per qejf na frika se mos leri koken ruges

  5. Lexuesi says:

    Gjykata është si merimanga, ndalon vetëm insektet e vogla

  6. Lexuesi says:

    Per vjedhje të një portofoli gjykata jonë të dënon 15 vjet e me ulje 10.të njëjtin dënim si për vrasje.

  7. Kasja says:

    Dilkan ne nje dite me Lul Berishen dhe Ben Qimen nga burgu.

  8. Bali Catravella says:

    Ne vitet e 90-ta edhe mu me plaqkiten qaty afer Fushes se Arres, por fati im qe isha i pergatitur, kisha nji qese te madhe plot banknota islandeze te dalura jashte perdorimit. Plaqkitesit ishin 3 veta dhe me bertiten t´ju japi te gjitha paret qe kisha, nxorra qesen dhe u bera lutje qe mos t´mi marrin te gjitha sepse isha me veture, njoni kishte qene “shpirtmire” dhe mi la nja 500 krona sa per benzine, me bertiti “tash ik pirdhu”, qe menjihere po iki i thash dhe mendova t´i them: edhe ti ik pirdhu e shko sa ma pare ne bank t´i shendrrojshe ne lek.

    1. tomorri says:

      Hahaa bravo. Me ke thene nje ide te mire!

  9. iliria shqiptare says:

    Ketyre vemjeve burgu dite me dite pa ulje.

  10. skema says:

    Shohin ne filma dhe e vene ne jet me lehtesi planin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje