Forca policore "Delta Forcë" shpëton jetën e 7 turistëve në bregdetin Jon

31 Korrik 2014, 13:42Kronika TEMA

7 persona, në tre incidente të ndryshme, rrezikuan jetën për shkak të motit të keq, në bregdetin e Vlorës.

Policia kufitare dhe Delta Forcë njoftoi se ka ndërhyrë duke shpëtuar pushuesit, që kishin mbetur në detin e trazuar me mjete të vogla lundruese.

Ngjarja e parë ndodhi në plazhin e Shën Vasilit, kur u njoftua rreziku për mbytjen e një mjeti lundrues sportiv, i tipit RIO.

Njësia Delta Forcë ka ndërhyrë, duke gjetur dhe shpëtuar mjetin dhe drejtuesin Roven Abazaj.

Posta e policisë në Dhërmi shpëtoi katër studentë nga Kosova, që kishin mbetur mes dallgëve, pasi ishin larguar nga bregu me një pedalon:
• Behar Fazlliu, 20 vjeç
• Rilind Idrizi, 20 vjeç
• Besar Berisha, 20 vjeç
• Shkumbin Abazi, 20 vjeç, studentë nga Kosova.

Ata janë shoqëruar në tokë tek të afermit e tyre pa probleme shëndetesore.

Pak minuta më vonë, edhe dy turistë belgë u shpëtuan në Jalë, edhe ata po udhëtonin me një varkë me pedale.

3 komente në “Forca policore “Delta Forcë” shpëton jetën e 7 turistëve në bregdetin Jon”

  1. Bistrica says:

    Or po ca behet keshtu. Keto kosovaret sdine not fare. Futen ne det duke henger shalqi me domate dhe i terheq deti edhe mbyten. Keto Koqevaret kane 50 vjet qe dalin jashte shtetit ngaqe paten fat prej Titos dhe me pashaporte serbe kane shetitur boten qe ne vitet 50 edhe prape jane aq te trashe sa nuk dine not dhe akoma i thojne makines kerr. Bah sa rrace e trashe qe jane.

  2. Zeri says:

    Makine i thone Kerr dhe te ngares se makines me Vozit. ?

  3. Taulanti/Tirane says:

    Cfare jane keta emra qe kane keta shqiptaret e Kosoves;Rilind,Behar,Besart pfff.
    Po emra veme vet ne:Xhekson,Paulo,Diego,Ronaldo,Paris,Anxhelo.

    O “bistrica”,thote qe ngelen ne mes te detit ,nuk thote qe nuk dinin not.Ne mes te detit mund te ngelet dhe nje notar profesionist.Ti paragjykon vella,nuk gjykon.Ke dhe Rovenin qe ka ngelur(nga emir duket qe nuk eshte nga Kosova)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje