Ish drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan dhe nëntë përgjegjësa sektori janë paditur në Prokurori pasi akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 182 subjekte duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 412 milionë lekë ose 4 milionë dollarë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri kallzimin penal në Prokurorinë e Elbasanit.
“Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 182 subjekte me diferencë në parcelat ndërtimore, brenda Studimin Urbanistik të Qendrës së qytetit Elbasan, në zonat e gjelbëruara pronë e bashkisë Elbasan, brenda brezit mbrojtës të hekurudhave, brenda ose pranë vijës së ndërtimit të strukturës së rrugës dhe kanaleve kullues, si dhe të pavetdeklaruara, me një dëm ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit në vlerën 412 milionë lekë ose 4 milionë dollarë” thuhet në njoftimin e sotëm të KLSH-së.
KLSH njoftoi sot dorëzimin në prokurorinë e Elbasanit të padisë penale për ish-drejtorin e këtij institucioni, L.H, dhe ish-përgjegjësat e sektorëve A.Z., B.V., V.H., M.H., I.D., H.P., F.L., E.T. dhe A. XH., për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
KLSH bëri auditin për periudhën Janar 2011- Shtator 2013 dhe konstatoi shkelje dhe lejim të parregullsive në plotësimin e dosjeve, duke legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin në: 167 raste për sipërfaqen prej 47583.83 m2, në vlerë 412,442,529 lekë duke shkaktuar dëm ekonomik si e ardhur e munguar në Buxhetin e Shtetit, për fondin e kompensimit të ish pronarëve
Paditet kreu i Aluznit ne Elbasan dhe nuk paditet Guvernatori i Bankes Qendrore te Shqiperise Ardian Fullani !!! Kjo nuk ka se si kuptohet…politika e mbron duke luajtur me djersen dhe parate e taksapaguesve shqiptare.
Mire L.H e paskeni paditur po dy drejtoret e tjere apo ata qene me te rafinuar vodhen me dinakeri. Shikoni M.T dhe D.M, se mund tu dali vjedhja sa nje mal. Po bejne shtepi e vila luksoze, madje M.T, per fushate prishi me miliona. Ku i gjeti tek aluizni. KLSH, shikoini mire keto merrnin thelat e medha. Edhe V.H e tmerrshme ishte hajdute e klasit, gru ordinere.