KLD i është përgjigjur përmes një deklarate kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme në lidhje me verifikimet e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve Arben Gropa dhe Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
“Këshilli i Lartë i Drejtësisë është njohur zyrtarisht me kërkesat e ardhura nga Prokuroria e Përgjithshme, në datat 30.07.2014 dhe 31.07.2014, për verifikimin procedurave të vendimmarrjes për disa gjyqtarë. Si kurdoherë, Inspektorati i KLD-së, sapo është vënë në dijeni të shkresave zyrtare ka nisur shqyrtimin paraprak në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Në përputhje me procedurat ligjore, nga shqyrtimi paraprak, Inspektorati i KLD-së, ka konkluduar se gjyqtarët I.H, dhe L.F, do verifikohen për mosrespektim formal të ligjit. Ndërsa për gjyqtarët A.L, Gj.G dhe S.D, në Gjykatën e Apelit Vlorë, nga Inspektorati i KLD-së është konstatuar se ky rast është inspektuar nga Ministria e Drejtësisë në mars 2014, fakt i cili është bërë publik edhe në media. Për pasojë, është konkluduar se ankesa duhet t’i përcillet për trajtim Ministrisë së Drejtësisë me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit”, thuhet në një sqarim të KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë siguron Institucionin e Prokurorisë dhe çdo Institucion tjetër se çdo kërkesë e përcjell zyrtarisht në protokollin e Këshillit do shqyrtohet me përparësi në përputhje me aktet ligjore në fuqi, si dhe kurdoherë brenda një afati sa më të shkurtër kohor.
Konkretisht:
1. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën nr. 2645 prot., datë 30.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarja I.H në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier në dhënien e një vendimi në procedurën e ekstradimit të shtetasit shqiptar A.I. drejt Republikës së Italisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të “pjesëmarrjes në organizatën kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar nga arresti në burg.
Pas shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konkluduar se ankesa duhet të verifikohet për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarja I.H. Gjithashtu, është vlerësuar të njoftohet Ministria e Drejtësisë për këtë verifikim, me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.
2. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën me nr. 2646 prot., datë 30.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në dhënien e dy vendimeve të ndryshme gjyqësore, një prej të cilëve i përket gjyqtarit L.F. Konkretisht pretendohet se vendimet lidhen me shtetasin shqiptar E.S, i arrestuar më 30.04.2012 nga policia e shtetit, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale” dhe të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi në vitin 2014 ka filluar edhe procedimi penal në Republikën e Shqipërisë për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar.
Pas shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konkluduar se ankesa duhet të verifikohet për mosrespektim formal të ligjit lidhur me procedimin penal ndaj tij për veprat penale të kryera në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, është vlerësuar të njoftohet Ministria e Drejtësisë për këtë verifikim, me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.
3. Prokurori i Përgjithshëm ka paraqitur në KLD ankesën nr. 2659 prot., datë 31.07.2014, me anë të së cilës ngre pretendime për mosrespektim formal të ligjit nga gjyqtarët A.L, Gj.G dhe S.D në Gjykatën e Apelit Vlorë në dhënien e një vendimi në procedurën e ekstradimit të shtetasit shqiptar V.Z (alias A.G.) drejt Republikës së Italisë. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprat penale të “prostitucionit dhe të pjesëmarrjes në organizatën kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ankesës së Prokurorit të Përgjithshëm, për shkak të vendimeve gjyqësore të dhëna, ky shtetas është liruar nga arresti në burg.
Gjatë shqyrtimit paraprak të kësaj ankese nga Inspektorati i KLD-së është konstatuar se ky rast është inspektuar nga Ministria e Drejtësisë në mars 2014, fakt i cili është bërë publik edhe në media. Për pasojë, është konkluduar se ankesa duhet t’i përcillet për trajtim Ministrisë së Drejtësisë me qëllim shmangien e dublimit të verifikimit.
Reagon edhe Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë përmes një deklarate për mediat ka inkurajuar Prokurorinë e Përgjithshme në evidentimin e rasteve që përbëjnë shqetësim për sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik, dhe e përgëzon atë për interesin e treguar.
Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë erdhi pas një kërkese që Prokuroria e Përgjithshme i drejtoi KLD-së në lidhje me verifikimin e disa vendimeve gjyqësore për persona të akuzuar për krime të rënda.
“Ministria e Drejtësisë gjen rastin të informojë se ka ndjekur në vazhdimësi ecurinë e rasteve të përmendura, dhe garanton që do të ndërmarrë çdo iniciativë të nevojshme, pas përfundimit të procedurës së gjykimit të tyre në gjykatat më të larta. Ministria e Drejtësisë garanton se do të ndjeki me vëmendje dinamikën e këtyre rasteve, me qëllim rritjen e transparencës në vendimmarrjen e gjykatave, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Po ky ka vra 19 veta ne fier dhe do te denohet per mall ne itali.paradoks shqipetar
Ka per te ber 5-6 vite burg. Pasi dihet ne itali behet nje indult* cdo 10 vjet
VETEM RASTI I BSH DHE MBROJTJA QE JU BE NGA POLITIKA DREJTUESVE TE BANKES TREGON QE NE UDHEHIQEMI NGA NJE KASTE SI NE OPOZITE DHE NE QEVERISJE, QE NUK SHKEPUTET NGA MODELI I KALUAR.SHQIPERIA NUK ESHTE NE GJENDJE TE PERBALLOJ RREGULLAT DHE LIGJET E EUROPES ME KETA POLITIKAN QE KEMI..KJO INDIFERENCE ESHTE TREGUESI QE SHTETI KA MARRE FUND TEK NE.MINIMALJA PER FULLANIN DUHET TE ISHTE DOREHEQJA.POPULLIT I KA RENE PER RRISK KJO KLASE POLITIKE QE E KA VOTUAR VETE LE TA VUJE.
Shpellaret qe kane zaptuar KLD-ne nuk kane brira por i dallon nga veprimet qe ata kryejne. Analfabete funksionale qe nuk e kane as idene me te vogel se si mund te formulohen shkresat zyrtare. Po te lexojme me vemendje emrave te personave ne fjale u vihen vetem inicialet. Eshte kruajtur keshtu vertete ne shkresen e KLD-se apo eshte bere publikim i tille me dashje nga artikullshkruesi duke iu permbajtur rregullave te respektimit te jetes private te personave?
Ndersa per artikullshkruesin kam edhe nje verejtje, qe te mos e permendin me kete emer per publikun “Ben Qimja”. Ky pseudonim eshte perdorur vetem ne rrethin e rrugaçeve dhe publiku i gjere nuk eshte rrugaç qe duhet patjeter te dije se si e quanin me pseudonim kete tip.
Eshte injorance gazetareske qe shpesh perdoret ne Shqiperi nga njerez analfabete funksionale qe te permendet emri i rrugaçeve ashtu siç ata thirreshin nga ana e tyre. Nese nuk dini te beni punes si gazetare atehere shikoni te gjeni ndonje pune tjeter.