Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për 7 ish-zyrtarë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP).
Sipas KLSH-së, këta punonjës kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si regjistrues, juristë e hartografe, duke regjistruar në emër të personave privatë pasuri të paluajtshme të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe duke tjetërsuar afro 50 mijë metër katrorë tokë bujqësore e truall në zona bregdetare, pronë shtetërore.
KLSH pas një auditi në ZVRPP Kavajë për periudhën 1 janar 2011 – 30 shtator 2013, konstatoi një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore. Në 11 raste është kryer regjistrimi fillestar i pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në vitin 2000, kur rezulton se subjekti përfitues (familja bujqësore), ka përfituar edhe më parë tokë bujqësore po me AMTP në vitin 2001.
Sipas KLSH-së, në 17 raste është kryer regjistrimi fillestar i pasurive në zonë bregdetare, të përfituara me Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), të cilat rezultojnë të jenë pa numër e datë, ndërsa përfituesit janë pa çertifikatë të gjendjes familjare të vitit 1991, pra jo objekt i ligjit, si dhe me ndryshim zëri kadastral në zonat Karpen, Kryemëdhej, Golem dhe Spille.
Për këto shkelje dhe të tjera të konstatuara, KLSH për katër ish-Drejtues/Regjistrues të ZVRPP Kavajë XH.D., R.RR., F.M. dhe A.Q., si dhe tre ish-specialistët juristë e inxhinierë, K.K., H.K. dhe H. S., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’. Nisur nga kjo, KLSH ka kryer kallëzim penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Kryeregjstruesit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme fillimin e procedurave administrative e ligjore për dhënien e masës disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për punonjësit e mësipërm të ZVRPP Kavajë.
Raste si ky ka me qindra per te mos thene me mijera ne te gjitha hipotekat,Tirane dhe rrethe.
Uroj qe ky te jete fillimi i asaj qe shqiptaret presin per te pare nga qeveria e Rilindjes.
Te gjithe qytetaret e ndershem ju perkrahin dhe urojne qe drejtesia te fitoje mbi mashtrimet e vjedhjet qe jane kryer gjate qeverisjes rrumpalliste e shkaterruese te Berishes.
Durresi eshte skandal fare si ne regjistrimin e pasurive te paluajteshme ashtu dhe ne kthimin e kompensimin e pronave.
Po ata qe kan mbushur amtp?! Njesia vendore nuk ka asnje denoncim. Shikoni cbehet dergojn punojes se zvrpp, pasi e din sh mire qe si gjen gje pasi nese amtp eshte leshuar nga njesia vendore ateher detyra e asaj zyre kjo eshte te regjistroj. Problemi eshte i yhjesht per te hedhur hi syve te qytetarit bejne kete gje. Po komisioni qe leshon amptp ska hic gisht?!!! Klsh leshi, nje tuf barkderrash kaq mjafton per te kuptuar kete institucion…
Keshtu eshte kur antivlerat behen vlera, keshtu eshte kur populli matuf e idiot shqipkar voton sundimtarin Berisha dhe shpuren e tij, keshtu eshte kur legenet e ndyresirat quhen “te shkathet”, etj etj…doni me per albanistanin…keshtu eshte kur Silvi Zeza qan per Saliun, kulmi i injorances dhe çmenduri e papare, hapu toke te futemi kush pretendon te drejtoje…….
fillimi leshit tani sa erdha nga hipoteka per nje vertetim sorrollatu gjithe diten
Keto jan perralla me KLSH…e kush i degjon keto perralla….
Problemi shkeljeve ligjore persa i perket Ndarjes se Tokes Bujqesore eshte ne gjith Shqiperine.Ligji 7501 o do te zbatohet me korrektesi ose te abrogohet smund te zbatohet gjysmak.Kud ka shkelje kontrlli duhet te filloj qe nga Komisioni ne cdo fshat,ka perfitime te pa llogaritshme nga antaret e komisionit dhe te afert ne sasi e cilesi si dhe familje apo persona qe nuk kane banuar ne fshat ne daten qe kerkonte ligji dhe jane trajtuar me toke ne kurriz te bashkefshatareve.Une personalisht jam per abrogimin e ligjit 7501,por nese kete nuk e benme qeveria atehere besoj kerkohet zbatimi 100 % i tije.
Nje kurizitet per ato qe nuk e dine;
Drejtori i pergjithshem aktual i hipotekave te Shqiperise eshte nje LSI-st, ish prokuror qe eshte shkarkuar nga presidenti asaj kohe per korrupsion. Cfare mund te presesh nga keta individe qe drejtojne institucione te tilla te rendesishme???
Ketu cdo isntitucion drejtohet nga njerez si Fullhanet.
Turpi i botes!