Dorian Çollaku: Jam i traumatizuar, nuk kam asnjë dijeni për vjedhjen në bankë

6 Gusht 2014, 16:44Kronika TEMA

Në orën 8.30 të mëngjesit ish-drejtori i Departamentit të Emisionit të Kartëmonedhës, Dorian Çollaku, u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës, 12 orë pasi Prokuroria e kryeqytetit lëshoi një urdhër-ndalimi për të pasi e ka të dyshuar për shpërdorim detyre.

Çollaku u paraqit i vetëm dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat, ndërkohë që ka pritur disa çaste derisa agjentë të policisë e shoqëruan atë brenda ambienteve të policisë.

Në këtë mënyrë, numri i të arrestuarve për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve shkon në dhjetë, ndërsa janë nën hetim edhe pesë punonjës të tjerë, për të cilët grupi i hetimit nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me ta. E ndërsa prokuroria ka në dorë mes të tjerash rrëfimin e Bitrajt që pohon vjedhjen 4-vjeçare të 713 milionëve, si edhe një raport auditi, nëntë të tjerët këmbëngulin se nuk kanë dijeni për skandalin dhe se faji nuk është i tyre, por i eprorëve.

Menjëherë pas vetëdorëzimit, burimet thanë se Dorian Collaku nuk ka pranuar të flasë, duke u shpjeguar se ishte i traumatizuar dhe se do të zgjedhë një moment tjetër për të dhënë deklarata. “Unë nuk kam dijeni për asgjë, do flas në një moment tjetër dhe në prani të avokatit”, mësohet të ketë thënë Collaku, i cili dyshohet se është njeriu që duhet t’i propozonte Këshillit Mbikqyrës nevojën për një rregullore më të detajuar për degën e Thesarit.

Madje, sipas veprimeve paraprake, Prokuroria pretendon se ish-drejtori, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e departamentit që drejtonte.

Rezulton, thotë Prokuroria, se që prej janarit 2013 e deri në mars 2014 ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime. Në fakt, mungesën e një rregulloreje e deklaruan një ditë më parë edhe dy ish-punonjës të tjerë të arrestuar, të cilët i thanë Prokurorisë se në degën e Thesarit nuk kishte asnjë rregullore dhe se nuk dihej çfarë përgjegjësish e detyrash kishte njëri apo tjetri./TCH

15 komente në “Dorian Çollaku: Jam i traumatizuar, nuk kam asnjë dijeni për vjedhjen në bankë”

  1. draper e cekan says:

    Shyqyr qe filluan tju pastrojne or mbeturina sherbetore te sales.Ai vellai jot na cau trapin neper televizione duke share mazhorancen e sotme dhe duke lavderuar lulken e vogel te sales.Duhet nderruar edhe llalla se ai qelbanik po ju nxjerr te gjitheve te pafajshem me ane procedurash.

  2. . says:

    ===========================================================

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?

    Edhe sa kohe populli shqiptare do vazhdoje te percahet nga Ky kriminel Verior ?

    ===========================================================

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Mos u lodhni,arestoni “MALIQIN” !

  4. . says:

    —————————————————————————————–

    O qelbesire mos mashtro ….

    Me 8 ore pune askush nuk ka mundur te kete kaq pasuri dhe apartamente …

    Ne burg bashke me familje.

    ——————————————————————————————

    1. Albanopolis=Tirona says:

      Kujdes o shoku komunist se ka vdek Enveri ka 30 vjet qe denonte dhe farefisin.

  5. Aleksandër Matrënga says:

    Po çfare eshte ky justifikim “se mungon rregullorja” dhe prandaj vodhem ose lejuam te vidhete malli ne magazinen tone.keto delklarata nuk jane serioze edhe ti shkruajne gazetaret neper gazeta.keta kane bere qejf me leket tona dhe tani thone pallavra gazetaret i shkruajne ato pa asnje filter.keta duhet te denohen,tu sekuestrohen pasurite dhe fullhajni se bashku me te i shoqeruar me gjithe familjen sepse kan vjedhur dhe shperdoruar pasurine kombetare.Dhe ankohen disa se jane denuar ne kohen e xhaxhit,fullhani do varej per koqe nese ishte ai gjalle.ja keta jane ata qe ankohen por qe jane hajdut te rrezikshem.fullani jo vetem duhet dorhiqet ,por duhet te hiqet dhe ti sekuestrohet pasuria ,ndryshe ky vend nuk behet.

  6. Dr. John says:

    QUIZ: Nuk ka rregullore e nuk dihet cfare detyrash e cfare pergjegjesish ka njeri apo tjetri. Kush e gjen ca eshte?

    PERGJIGJA: Han me 7 porta (ose Banka e Shqiperise me fjalorin e ri)

  7. Vape says:

    —- prej janarit 2013 e deri në mars 2014 ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime.
    Mungesën e një rregulloreje e deklaruan
    një ditë më parë edhe dy ish-punonjës të tjerë të arrestuar,
    të cilët i thanë Prokurorisë se në degën e Thesarit
    nuk kishte asnjë rregullore,
    se nuk dihej çfarë përgjegjësish e detyrash
    kishte njëri apo tjetri.

    —-Nëntë të tjerët këmbëngulin se faji nuk është i tyre, por i eprorëve.

    Po Piktori me babaLiken,
    Po ene deputetet shpellare e piktoreske,
    plehra-anal iste (artanhoxhNotari…. FevzoKoranI…zheji… Fahro55… PreczgajCiftelia)
    qe po bejne sehir
    Kujtijne se do lozin kukamcefti dhe tja hudhin me cjepe te kurbanit?!
    Hahaha, ke PusiSudes…

  8. paradox says:

    Mire e thote ky, nuk di asgje per ate qe ka ndodhur. As une nuk di asgje per ate qe ka ndodhur… ah prit pak… po ti je drejtori or zar, po nuk e di ti kush do e dije, lopa? Ky palla e pranon vete qe eshte fajtor per pa-aftesine qe rrezaton.

    1. Arian says:

      ore ,po sikur te shkoje dikush te vrase fullhajnin,dhe pastaj te thote,nuk di gje une,nuk isha i pergjegjshem,sekush me vuri nje arme ne dore dhe ky do me kete dale perpara,por une isha ne kerkim te copes se bukes.Ky derkuc mu duk si llomke e mjaftushme per femijet e mij

  9. mjeku kundra droges says:

    Me kujtohet ne mos gaboj reth viteve 82 o 83 u fasfilikuan biletat trenit ne ate kohe me shumen 800 mije lekeve te asaj kohe dhe xhaxhi ju qiti robd e shpis hadutve me pushkatim dhe me burgim deri ne 25 vjet . Dhe keta shkerdhata bashke me qeverine putane , bashke me opoziten kriminele dalin dhe bejne te pa diturin duke vjedhur milonat ne mes te dites prandaj vellezer dhe motra keta tipat nuk njohin fjalet u mbush kupa dhe ka kohe qe derdhet , por ketyre tipave si djathtas edhe majtas vazhdojne me teatrtin e kukullave prej 24 vjet , duke vjedhur , duke mashtruar ,duke vrare .ZGJOHUNI NGA GJUMI SHQIPTARE MOS I LENI QE TJU THITHIN EDHE PIKEN FUNDIT TE GJAKUT.

  10. malsori says:

    Si ka mundesi qe nuk permendet fakti se ky zoteria ne fjale eshte burri i mbeses i Fulhanit .Me cfare kritersh behet perzgjedhja e stafit te bankes qendrore nga e merr guximin qe te abuzoje kaq hapur me instuticionin. me te rensishem financiar me vend. Dhe pyetja ime vazhdon. nga e mori guximin berisha te emroje gjithfare Tropojani ne poste drejtuse te shtetit. Po rilindasi Tahiri nga e merr guximin te emeroje Tepelenas ne hallkat drejtuse te policise se shtetit. .Po Ilir Meta i cili ka emeruar te gjithe hajdute te sprovuar nga e merr gjithe ate guxim dhe nuk pyet fare

    1. Kosta says:

      …nga vota jote, vota ime dhe e te gjithe ketyre qe japin mendime tani ne keto forume duke i bere qejfin nje pale hajduterish dhe share hajdutet e tjere…….a nuk ishim ne qe thoshim se Rama kryetra bashkie e kishte racionin e nje leje ndertimi 1 ( nje) miljon E……dhe cfar beme….e beme kryeminister……dhe tani i themi te kapi dhe ndeshkoi hajdutet…..a nuk jemi ne qe e pame Ilir Meten qe vodhi thesarin e shtetit, vjedhje shume me e madhe se ajo e Mbretit Zog dhe cfar bejme ne, i bejme permendore Zogut dhe Meten e bejme kryetar parlamenti ne vede qe tu veme zjarrin pronave te Zogut dhe te Ilir Metes dhe tani fain e kane ata….nme nuk kemi faj…..

    2. verina says:

      I dashur komentues, Dorian Collaku nuk eshte as verior as jugor por eshte Tironas, e shoqja e tije gjithashtu dhe nuk kane asnje lidhje gjaku me Ardian Fullanin. Desha thjesht te theksoja kete situat. Tani mund te vazhdoni te shkruani me gjith injorancen tuaj si te pa ditur dhe asimilues te mire te mbeturinave qe ju serviren nga mediat.
      Kjo ceshtje eshte klasifikuar si sekret shtetror.

  11. Landi says:

    E po normal qe nuk di asgje dhe aq me teper qe je edhe “i traumatizuar” haha sa ironik ,,,,,,po ske faj ti jo!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje