Dogana e Durrësit sekuestroi 2500 fustane të cilat pritet të hynin në vendin tonë të padeklaruara.
Burime pranë kësaj dogane bëjnë me dije se vlera e mallit të sekuestruar shkonte në 66 mijë euro.
Bëhet me dije gjithashtu se është ndaluar shoferi që transportonte mallin e padeklaruar.
Ai po merret në pyetje, ndërsa pritet të procedohet më tej me penalizmin e tij.
“Gjatë një operacioni të ditës së sotme, struktura të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Durrës, ushtruan kontroll në Sheshin e Trageteve për goditjen e kontrabandës së rrobave “firmato” të markave të ndryshme. Gjatë kontrollit u konstatuan dhe u vendos masa e sekuestros për një sasi prej 2500 copë fustane të markave të ndryshme me mbishkrimin “Made in Italy”. Vlera e mallit të sekuestruar është rreth 66.000 Euro”, thuhet në njoftimin e doganës.
Bravo Erisa ti gezosh fustanet ?
Fustane firmato me 25 euro???Do jene “firmosur” ne Kine per keto katundaret shqiptare qe u dine vetem emrin stilisteve te famshem.
hajdeni ne shkoder dhe luftoni kontrabanden qe po i merr frymen ekonomise….vazhdojne nga mali i zi te hyjne ne sasi te medha vaj ushqimor,detergjente,birre e vere,cigare etj…doni t’i verifikoni..??
kerkoni faturen e blerjes se mallit,etiketen e shkruar shqip tek vaji ushqimor apo tek gjalpi bimor si dhe vertetoni daten e leshimit te fatures me daten e prodhimit,sepse ndodh qe edhe etiketa ne shqip te fallsifikohet dhe ne kete rast ajo konfrontohet me daten e prodhimit kjo per faktin sepse kontrabandistet kane siguruar nje fature malli te kahereshme por qe ajo bie ndesh kur konfrontohet me daten e prodhimit te kontrabanduar ….
sa siper eshte vrejtje miqesore per strukturat shteterore te Policise,Crown Agents,Doganen Shqiptare,Hetimin tatimor dhe SHISH
Jam shume i sigurt se cdo dite nga dogana e hani hotit dhe muriqanit hyn mall kontrabande i cili te pakten si detyrim ndaj shtetit do te kishte rreth 10.000 000 leke te vjetra
Po ku ka fustan firmato me 28euro copa o gazetar idjot…!!!
Kontaniret, kontanidet!! Vlera, vleta!!! Mos beni show me peshqit e vegjel.
BRAVO!- Ky duhet te jete shteti.Kur nuk paguajn shtetasit e vet nga kush e presim te mbajne shtetin tone Serbi apo Greku.
fustane “firmato” me vlere rreth 26 eru copa ?
Te kalojne menjehere ne fondin Fullhajni
Futjani kot,sa per zhurme.Thoni fustane firmato me 16 euro copen.A me jepni mua me 100 euro cpen?keto me kete cmim nuk jane as per fustane plazhi…
Futjani kot,sa per zhurme.Thoni fustane firmato me 16 euro copen.A mi jepni mua me 100 euro copen?Keto me kete cmim,nuk jane as per fustane plazhi…
Firmato qenkan: 26 euro copa.
Shtet karagjoz dhe qesharak aq me teper dhe drejtuesit e doganave, merren me fustane grash tanga sytjena apo aq me teper me 4 shishe vere ose me ndonje kuti me cokollata. Jam me Edi Ramen e mbeshtes ne cdo aspekt por me kto karagjozlliqe jo Fullani dhe te tjere bojn kerrdin me nga 7 miliard leke dhe nuk i sekuestrohet asnje ore Erikut Dita dites po behet me shume shtet karagjoz , policica meret me katunaret qe cojn qumeshtin ne mengjes i sekuestron motorrat papaq ngaqe nuk mbajn skafander Nderkohe ne mes te tiranes vritet bankieri me motorr pa targa qe kishte 7 dit qe bridhte apo pak dite me pare grabitet argjendaria me motorr pa targa diten per diell dhe ne mess te tiranes Ndersa policia merret cdo nate duke shkuar neper cepa pallatesh duke vendosur gjoba qytetarve per parkim te gabuar Rilindja e Edi Rames me kto drejtuaes po del zhgenjim total.