Hetuesit: Bitraj vodhi 8 arka me para, merrte vetëm 50- mijëshe

11 Gusht 2014, 09:56Kronika TEMA

Veprimet e Ardian Bitrajt për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë janë filmuar nga kamerat e brendshme që ndodhen brenda Arkës Stok, aty ku edhe janë marrë paratë.

Burime pranë organit hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e depozitës së parave në Arkën Stok, ku Bitraj ka vjedhur një sasi të madhe kartëmonedhash për katër vjet rresht, rezulton se pjesa më e madhe e veprimeve të tij janë të dokumentuara, por jo të gjitha veprimet janë monitoruar, pasi kamerat e brendshme nuk bëjnë monitorim 24- orësh, siç bëjnë kamerat e sigurisë të vendosura në korridoret e Departamentit të Emisionit, ku ndodhet edhe hyrja e derës-kasafortë.

Burime jozyrtare nga organi i akuzës sqarojnë për GSH-në se nga procesverbali i këqyrjes në Arkën Stok, dyshohet se Adrian Bitraj për katër vite me radhë, ka boshatisur tri arka me kartëmonedha, ndërkohë që janë prekur 8 të tilla, në të cilat kanë rezultuar dëmtime.

Sipas hetimeve rezulton se Bitraj nuk ka prekur monedhat me prerje 10- mijëshe dhe 20- mijëshe, por vetëm prerjet 50- mijëshe.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se tri arkat që janë boshatisur, Bitraj i ka mbushur me blloqe dhe letra të ndryshme, të cilat i fuste në bankë me argumentin se ishin furnizim për punën e përditshme në institucionin ku ai punonte.

4 komente në “Hetuesit: Bitraj vodhi 8 arka me para, merrte vetëm 50- mijëshe”

  1. Aty says:

    Po mor po, se kaq injorant paska qene ky Bitraj! Pse nuk mendoni se e ka dokumentuar qellimisht kete veprim prej kamikazi, si alibi per vjedhjet e bera me letra te kopsitura? Ky njeri qenka specializuar enkas per te krijuar alibi. Njelloj ka vepruar edhe duke u ekspozuar neper kazino. Eshte maja e ajsbergut vlla, por prokuoria ben mire ta zbardhe ne thellesi kete pune dhe te mos e keqinformoje publikun me gjysem te verteta, te cilat jane me te rrezikshme se vete genjeshtrat. Per mua lereni njehere kete Bitrajn, sepse aty e keni te gatshem per te perfituar si bashkepunetor i drejtesise. Kapni Fullanin nje here, pastaj merruni me Bitrajn qe po ju qorrolleps. Jam i bindur se pas kesaj, edhe ky Bitraj do te bilbilose akoma me mire per te perfituar si bashkepunetor i drejtesise. Deri tani ai po ben lojen e Fullanit.

    1. rovigo says:

      KE PLOTESISHT TE DREJTE.KJO QE SHKRUAN ESHTE E VERTETE.

  2. Elton says:

    Ah bella vita bella vita leke pa fun thuj leke per te tërëëë

  3. Kristo , says:

    Kjo nuke eshte pune bitri…ketu fshihet nje gjarper shume I mathe,dhe teper gjigand,nje gjarper me dy koka,sa kat tmerruare te dyja for at politike, madje te gjit
    He ku vendin,ka mundesi te jete kulceder,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje