Deputeti socialist, Erion Braçe, ka komentuar intervistën e Guvernatorit Ardian Fullani, duke thënë se nuk është e vërtetë që ai ka pak përgjegjësi.
“Po lexoj një intervistë të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Ka thënë dhe mbrohet kështu:
“Unë e shoh përgjegjësinë administrative të Guvernatorit kryesisht në garantimin e stabilitetit dhe të pavarësisë së bankës. Një gjë e tillë e dëshmoi i gjithë spektri politik!”
Meqë sot është mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës dhe meqë kuptoj qartë se kjo do të jetë linja zyrtare, dua të përgjigjem;
Jooo! Nuk është e vërtetë që Guvernatori ka kaq përgjegjësi, është gënjeshtër.
Unë i referohem vetëm ligjit!
Ky është neni për statusin, detyrat dhe përgjegjësitë e Guvernatorit:
1. Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. Në rast se guvernatori mungon ose është në pamundësi për të vepruar, zëvendësguvernatori i parë vepron në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë.
2. Guvernatori përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera.
3. Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
4. Të gjitha kompetencat që nuk specifikohen për Këshillin Mbikëqyrës i njihen guvernatorit ose, në rastin kur guvernatori mungon, ose është në pamundësi për të vepruar, këto kompetenca i njihen zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë pa kufizim:
a) angazhimin në marrëdhënie kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë;
b) emërimin e punonjësve, agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së Shqipërisë;
c) përfaqësimin e Bankës së Shqipërisë në procedurat ligjore.
Guvernatori, me miratim të Këshillit Mbikëqyrës, mund t’ua delegojë disa nga kompetencat e tij nëpunësve të Bankës së Shqipërisë.
E shihni sa DETYRA ka?
E shihni sa PERGJEGJESI i janë ngarkuar?
A e kuptoni se moskryerja e DETYRES ka shkaktuar VJEDHJEN e ka garantuar moszbulimin e saj për 4 vjet?
Është tërësisht PERGJEGJESI administrative e ligjore e GUVERNATORIT!
Shumë shumë e qartë!” shkruan Braçe.
Kater auditime te “pastra” ne letra !
Kater vite rradhazi vjedhje,afersisht 2 miljonshe ne vit.
Te kete qene ne “zbor” apo Avganistan me paqeruajtesit,per kater vjet Guvernatori ?!
ham ham ham
Brace nuk duhet te mbetet i vetmuar. Askush nuk e shpeton Fullanin nga pergjegjesia.Vonesat jane te panevojshme.Goditja e sistemit finaciar te nje shteti quhet grushtshtet.Per te mbetur njeri,ai duhet te rrefeje sinqerisht se cka ndodhi dhe te terhiqet dhe te pergjigjen natyrisht para ligjit.
Te hetohen kushtet e kreditimit dhe mbikqyrja qe BShqiperise I ka bere Tirana Bank. Vjehrri I Fullanit ka marre miliona kredi aty dhe nuk I ka shlyer. Kjo banke sikur nuk shqetesohet aq per kete….ne shkembim duhet te kete ndonje perfitim nga Guvernatori… apo jo? Nuk eshte aq e ngaterruar kjo pune.
Ke shumë të drejtë o Braçe, po si t’ia bëjmë Arvizusë që nuk e pranon këtë të vërtetë të madhe?
Vecse eshte mese e qarte ,se aty ku fut hundet arixhiu I rruges se Elbasanit,aty eshte gjema e grushtit te shtetit.Apo jo,andromeda?
Si gjithmone i sakte dhe koherent z. Brace. Duket qe zoteria deri tani e ka kurdisur si me zemrek, perfshire edhe ndonje vizite “diplomatike”, ku percaktohen edhe afate si Shtatori etj.etj, qartazi me mendimin se gjakrat do te ftohen. Mbase, por kesaj nuk i dihet, sepse me kalimin e vapes vijne studentet dhe rinia nuk don tia dije as se per ke kane votuar prinderit, as se per ke ka votuar vete. Koleget e tu qe ndoshta nuk te mbeshtesin hapur, tregohen vertete miope sepse jane mesuar me mungese llogaridhenieje. Pavaresisht ndonje zeri provokativ qe mund te te preke, te jesh i bindur se masen e stermadhe te te pakenaqurve e ke me vete. Eshte bere e qarte se qendrimi ndaj ketij skandali ndan politikanet e lire nga ata qe jane te kapur. Per mua, ketu fokusohu. Le ti bejne te tjeret deklaratat replikuese sa i takon shashkave qe hedh opozita, qofte edhe per ta larguar vemendjen nga ky skandal.
bravo Braçe!
Propozoj qe Brace te emerohet Prokuror I Pergjithshem dhe Kryetar I Gjykates se Larte. Merret me cdo gje, pervec atyre qe I takojne. Sic duket kerkon te kompensoje gjatesine…
Like
Zoteri deputet i PS qe ke mare nje milion vota,a ka mundesi te me pergjigjesh,PS vetem ty te ka deputet? Po nja 65 a 70 te tjeret jane deputete te Saliut,apo jane injorante e nuk dine te flasin e te shruajne si ju ne kompjuter?
PYETJA e dyte;
Perse lodhesh kot,kur edhe Arvizu qe ne emer te SHBA ka deklaruar disa here qe drejtesia eshte fundrina dhe me e koruptuara hallke e shtetit shqiptar,perse sot delkaron; LERAJNI DREJTESISE KETE PROBLEM?
Po kryeminstri jot qe u zbardh duke bertitur ka vite dhe 6 muajt fundit ka filluar edhe te beje bejte per kete drejtesi si thote sot eshte futur dhe po heton hetusia? Cila hetusi,cila prokurori,ajo e koruptuara qe e nje dhe BE,SHBA,POPULLI,KJO PROKURORI DO ZGJIDHE KETE VJEDHJE DHE GRABITJE TE THESAT SHQIPTAR,QE DERI ME TANI KA MBI 300 ÇESHTJE DHE ASNJE NUK KA DERGUAR NE GJYKATE? CILA PROKURORI,LLALLA?
PO PATE NDONJE ZGJIDHJE TJETER ZOTI BRAÇE THUAJE OSE MOS FOL ME,SE AS KESHILL,E AS FULLAN NUK DOREHIQEN PA U NGRITUR KY MILET(N.Q.S) E TE ZHDUKE FULLANET E ATA QE JANE PAS TIJ.
RRespekte ERJON BRAçE, sot per sot jeni deputeti numer nji ne politik qe ngrini problemet me madhore dhe e lufton korrupsionin dhe krimin ekonomik pa kurr far tolerance, jeni deputeti me i aft i politikes SHQIPTARE ne 24 vjet demokraci, voten e popullit jeni i vetmi qe e keni justifikuar 100 per 100nd dhe nje her rrespekte per shembullin qe jepni se si duhet te jen deputetet SHQIPTAR sot,jam i mendimit qe kushdoqofshin politikanet SHQIPTAR sot perpara teje dhe me i miri duhet te perulet me rrespekt,rrespekte.
o Brace, sikur ta cosh deri ne fund kete here – ME VEPRA E JO ME GAM GAME ! – te betohem qe do te te dergoj per cdo vit te ri per 10 vjetet e ardheshem nje shishe shampanje !!
Zoti Brace, Gaboni.
Ai drejton veprimtarine e perditshme te bankes, dmth edhe vjedhjen e mbulimin e saj.
Vetem Erioni i Vocerr po cicerin! Po ku jeni o Laro se po na ha Balua!
ceshte ber ky ore si kone si puna epjeter magjarit gjithditen flet ekush sjapjerdh ze ndoj qoshe erjono porosia efundit
Brace nuk ka dit qe nuk del ne media po pse ore derezi nuk e hap gojen njehere qe pse Edi Rama dhe Shkelqim Cani nuk e hapin gojen per ate Vjedhje? apo ke frike te flasesh.Nuk e kupton o i mjere se si Edvini ashtu edhe Cani sic duket nuk duan ta e dijne per vjedhjen e bankes? Brace ty personalisht te vetem nuk te merr njeri serjozisht.Ben Edvin Ramen dhe Shkelqim Canin qe te flasin per ate vjedhje sepse ata te dy jane me kryesoret ne ate qeveri ,njeri Kryeminister dhe tjetri Minister i Financave.
Na hapi barkun Guvernatori…na fyen inteligjencen e na ben te shkojme ta terqehim prej leckash nga zyra…pavaresie e garanton ligji, ky pleh duhet te beje punen e te ruaje rregullat…dhe te mendosh qe jemi akoma te forma me e trashe e vjedhjes, ajo e parave cash…ende s’kemi hyre te ato pozicionet e hapura ne llogarite e valutes e te invetsimet ne burse qe nuk I di njeri e ke gjithe marifetet e tjera… Ky eshte vetem fillimi o Fullan o derman!! po te dridhet toka ne kembe!!!
Edhe Erjonit ti vini anash…nuk keni as 1 perqind te integritetit Erjonit, po te thoshit te gjithe nga nje fjale do ishin bere nje milion zera…dhe jo te rrini si bufa e te shikoni si trashen e fryhen fullanerat!!
Te gjithe ju qe thoni Erjoni vocerr, jeni morra e te vecerr ne shpirt. Kur jeni kaq trima pse sdilni hapur ? Shushunja me helm mos shani gjatesine po ato qe thote. Bravo Erion.
po pse merzitesh beni, Brace vetem gam gam di te beje se me vepra nuk ka qullosur kurre asgje.
Mos bej te fortin e lagjes o beni se edhe di anonim ke dale ndaj shfryji puplat.
Full hajni = Tano Karidi
Dhori Kule = Espinoza
Qe te dy jan rrufjane
Telendisen gjith vatane
Sepse leket qe vuadhen
I kan cuar matane
Shtate male t’ kapetuar
I kapen me presh ne duar
Dorzohu more qafir
Mos te lidhedh me zinxhir
Me pranga dhe me zinxhir
Ska c”te bej as yt bir .
Bravo Zoti Braçe.
Vjedhja ne Banken e Shqiperise nxorri ne drite shume te meta dhe probleme ne vete ndertimin e shtetit te ri demokratik shqiptar. Flitet se Guvernatori eshte i paprekeshem per hir te “pavaresise ” te institucioneve, apo Parlamenti nuk mund te beje asgje ndaj tij per 7 vjet me radhe etj. Flitet se Keshilli eshte organ qe mund te propozoje shkarkimin !!!. Keshtu qe Keshilli i Bankes, qe nuk eshte zgjedhur demokratikisht nga populli por eshte emeruar nga dikush, del siper Parlamentit. Zoti Braçe me protesten me duket se po ndriçon shume mire problemet qe lidhen me ruajtjen dhe zhvillimin e nje shteti demokratik ligjor ne Shqiperi.