Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit përplasen për ngritjen e një semafori

13 Gusht 2014, 21:06Kronika TEMA

Ngritja e një semafori në një segment të Unazës së Vogël, pranë shkollës “Harry Fultz” ka përplasur Policinë e Tiranës me Bashkinë e kryeqytetit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka denoncuar atë që ai e cilësoi rrëmbim të punonjësve të bashkisë nga ana e policisë së kryeqytetit.

Sipas Bozdos, 5 punonjës, të cilët kanë qenë duke vendosur një semafor pranë shkollës “Harry Fultz” janë ndaluar nga uniformat blu.

“Pesë punonjësit tanë janë rrëmbyer nga policia dhe mbahen në mënyrë të jashtëligjshme në qelitë e komisariatit numër 3 të kryeqytetit. Ata do të fillonin punën për një nyje të re semaforike në një zonë të Tiranës, me kërkesë të banorëve të saj. Pikërisht për të ndaluar këtë investim, vetëm sepse bie ndesh me interesat e një individi, biznesmen i kësaj zone, policia i ka ndaluar ata pa pasur asnjë tagër ligjor. I kujtojmë drejtorit të Policisë së Tiranës dhe drejtuesve të komisariatit numër 3 se rrëmbimi i personit është një vepër e rëndë penale dhe se kush e kryen atë do të paditet penalisht”, ka deklaruar Bozdo.

Por Policia e Tiranës ka sqaruar se punimet po bëheshin pa një leje të rregullt ligjore.

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaron opinionin publik, se ka nisur verifikimet dhe hetimet mbi pesë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë filluar punimet në ndërtimin dhe zhvendosjen e një semafori në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë duke prerë pemët, dëmtuar trotuarin dhe ndërhyrje të tjera në këtë rrugë.

Policia e Tiranës ka bllokuar punimet dhe shoqëruar pesë punonjësit e Bashkisë Tiranë për të vijuar me verifikimin e dokumentacionit dhe lejes përkatëse për kryerjen e këtyre punimeve. Nga verifikimet paraprake është vënë në dispozicion shkresa me nr.Prot 8593 datë 11.06.2014, e cila është një urdhër pune i brendshëm i miratuar nga Drejtori i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës.

Me qëllim sqarimin e mëtejshëm të rrethanave dhe dokumentacionit për kryerjen e këtyre punimeve, me shkresë urgjente me Nr.Prot 5177, i është kërkuar Bashkisë së Tiranes informacion mbi punimet e infrastrukturës në rrugën “Asim Vokshi” Tiranë, ku aktualisht ende nuk disponojmë një leje për zhvillimin e ndryshimeve të infrastrukturës në këtë segment rrugor.

Për të realizuar këto punime, duhet paraprakisht një leje zhvillimi e infrastrukturës, mbi projektin e transportit multimodal, leje e cila miratohet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe Kryetari i Bashkisë.

Sqarojmë se, punimet kanë vijuar edhe pa vendosjen në dijeni të INUK, ku në një distancë rreth 35 metra në trotuar, janë hequr pemët, pllakat e trotuarit, bordurat e betonit, duke mos zbatuar rregullat e sigurimit teknik gjatë punimeve.

Aktualisht nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë, po kryhen verifikimet duke referuar materialin hetimor, për 5 – punonjësit e Bashkisë për veprën penale të “Shkatërrim i rrugëve” dhe “Prerja e drurëve dekorative dhe frutorë”, parashikuar nga nenet 155 dhe 206 të Kodit Penal, ndërkohë materiali do të referohet edhe për shtetasit Fatmir Nezaj dhe Bujar Elezi, respektivisht me detyrë Drejtor të Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftim.

15 komente në “Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit përplasen për ngritjen e një semafori”

  1. kingcobra says:

    Shpellaret vetem per te prishur e shkaterruar jane. Mbikalimi i Zogut te Zi ishte per te miren jo vetem te banoreve te zones por per gjithe Tiranen.Tani prishin trotuare e presin peme me justifikimin qe semaforin e kane kerkuar banoret e zones.

    1. milioni says:

      Ja edhe Basha si FullHajni,Rrumpalle
      pa Ligje pa Vendime bejne cfare ju thote Koka.
      Po nuk jane as vetem,si keta bene KLD-ja me gjithe Nishanin
      Prokurori Llalla.Shish. i Vishos,shumica Gjyqtaresh
      PD- vete,Nje anakatomeno e vertete.
      A thua do mesohen ndonjehere keta Berishjanet
      te respektojne Njerezit,Shtetin me gjithe
      Instituconet,apo jo? Po i mbyti ore Parimi
      Beni si Themi Ne,Mos beni si bejme Ne!…
      Apo bir Luli Nenes cte te qajme me pare
      Qe Ty me gjithe PD. po ju terheq Berisha Zvarre!
      Po i therrisni ore mendjes,
      Se asnjehere Shqiperia nuk ka formuar Qeveri
      me nje milione vota.Dhe ashtu si vidhisen Berishen
      me 23 Qershore,ashtu do tju vidhisin edhe ju
      te pakten per 15 vjet.Ndonse po vazhduat keshtu
      Rrezik se do harroheni fare…besoheni kete.

  2. Bat says:

    Policise se shtetit ne retoriken boshe te Kryeministrit twitterist i dhimsen me shume pemet dhe frutat dekorative te korupsionit galopant te ish kryebashkiakut se sa jeta e njerzve qe shpetohet me ndertimin dhe ngritjen e nje semafori per kalimtare. Me dhjetra njerez humbin jeten nga rruget pa standarte qe ka ndertuar per 11 vjet kryeministri i sotem ne tirane ku mungon sinjalistika,semaforet dhe mbi te gjitha nenkalime per njerzit, sikurse jane ndertuar prej vitesh ne vendet fqinje me ne e mos krahasohemi me tutje.

    1. Polikumi says:

      Per kalimatare :lol:,o injorant,vetem 20m me larte eshte semafori,une si banor i zones nuk e dua ate semafor,pasi Lulushja ka ne plan qe rrugen qe eshte nga ana e Polikumit tek konvikti(nje rruge te qete dytesore qe nuk ka makina),do ta ktheje per trafik,dhe une nuk shikoj ketu se si banoret duhet te jene te kenaqur per kete perkundrazi qyp.

  3. rumpalle says:

    e ka mundesi me i heq bashkia gjihte pemet “dekorative” ne mes te trotuarve qe ne shumicen e rasteve kane 1 meter gjeresi. Pema ka diameter 10 cantim kurse gropa ku eshte vendos shkon gati 1 meter katror dhe ze gjithe gjeresine e trotuarit sikurse eshte bere te rruga fortuzi.

  4. enter says:

    Morali i ketoj lajmi eshte qe shqiptari eshte pengesa me e madhe e shqiptarit….rrob qe smerren vesh, kafshe te ndyra, njerez te pacivilizuar….

    Njerez te ndyre e te shpifur.

  5. nga larg says:

    Bat tyta ….po pse rrigulloj lulushja kur e kishte mundesine…..? I ke langaraq …do me bo komente dhe sdi se nga tia nisesh …duke harruar qe gjithe keto katatrofa I kane bere shpellaret si Sala dhe pedet si Lulushja …dhe molet si puna jote…hajt tani ik se na grice loli-popin

  6. tomi says:

    Policia i akuzon punonjesit e Bashkise se nuk kane leje per punimet ne ruge, po kush e jep lejen? – Bashkia. Atehere cfare pune ka ketu policia. Kjo eshte skandaloze per nje shtet ligjor. Ketu prokuroria duhet te filloj ceshtjen penale per ate qe ka dhene urdher.
    Opozita dje denonconte per arbitriritet, sot ben te njejten gje. Shume nga ne e perkrahim kete arbitraritet.

    1. PD partia e degjeneratave says:

      Po seshte cudi, keshtu jeni mesuar ju, rremuje, shkaterrim, pluhur, hap nje kanal e mbyll nje grope, pa kriter. E keni katandisur tiranen si fshat i qyteteruar.

  7. kangur says:

    Jam i bindur qe atyre qe i njohin ata emrat e permendur ne fund te shkrimit dhe kur shohin se ç’detyra mbajne, tani eshte duke iu përzier dhe duke ardhur per te vjelle! Si ka mundesi, si ka mundesi, si ka mundesi edhe njehere po e them qellimisht qe ne me taksat tona te paguajme njerez te tille medioker me tetevjeçate?! Deri kur kjo kurve politike do mbeshtetet tek keta lloj legenash?!

  8. Lili says:

    Bashkohem me komentin e Tomit. Si mund te nderhyje policia ne kete menyre. Po kur u shnderrua sheshi mbrapa kryeministrise , a i kerkoi policia e Tahir k….. Lejet e nevojshme???? Yyyyyyyyyyy kerma te gjizes, te gjithe njesoj jeni. Iku nje Mut e erdhi nje Hale….plehra, nuk ecet keshtu….

  9. uliksi says:

    Sajmo mos u terhiq,ne kemi gjithmone te drejte!Poshte semafori,poshte armiku I klases!Lart frymen revolucionare!Per pak harrova!Jete te gjate shokut Rama!

  10. PALOQJA I PD-SE says:

    banda e partise demokratike perplaset me policine e shtetit banda e lulzim bashes rrugaçet e bashkise si florenc hoxha ai bozdo a bozgo si e ka emrin ai vegla e lulit dei ne 2015 ban qejf se do perfundosh roje varrezash ne tufin

  11. dajti says:

    I lumte policise se shtetit, mire ja bene atyre horrave te bashkise qe e kane mendjen vetem per pislliqe. Kurse ai boza qe duket sikur i ka mbushur faqet me silikon, eshte nje njeri i neveritshem si nga pamja ashtu edhe nga te folurit.

  12. vana says:

    more me sa mora vesh nga e gjithe kjo remuje aty eshte sinqerisht qe duhet nje semafor se te gjithe qe kane shpine aty skalojne dot nga ana tjeter , pa le nxenesit , gjithe ato aksidente jane bere per nje semafor makinat ecin me cmenduri aty, tani gjykojme menyren se si duhet te vihet ky semafor te jete ne regull me ligjet ;;;;LIGJI;;;;eshte ai qe vendos;;;DUHET TA MARIM VESH QE BOTA ECEN ME LIGJE DHE KANE NDERTUAR SHTETIN….ne sduam ligje ,,,ky eshte muhabeti;;;;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje