Nëna e Bitrajt: Im bir nuk solli asnjë lek në shtëpi

15 Gusht 2014, 10:17Kronika TEMA

Në një rrëfim të shkurtër për GSH, nëna e Ardian Bitrajt tregon se ndaj djalit të saj ka akuza se janë gjetur edhe para në shtëpinë e tij, gjë që sipas saj nuk është e vërtetë.

Përveç këtyre akuzave, familjarët e Ardianit nuk lejohen që ta takojnë atë në qelinë e burgut 302 në kryeqytet.

“Jemi të frikësuar dhe të shqetësuar për gjithçka që po ndodh. Drejtësia të zbardhë se çfarë po ndodh me djalin tim. Nuk na lejojnë që ta takojmë. Kështu ka vendosur prokuroria”, sqaron nëna e ish- punonjësit të bankës.

Të pyetur rreth kësaj çështjeje, burime jozyrtare nga organi i prokurorisë sqarojnë se është e vërtetë që të arrestuarve u janë ndaluar takimet nga familjarët.

Kjo, pasi të gjithë punonjësit e arrestuar janë në proces hetimi dhe se çdo informacion që ata mund të marrin nga jashtë, mund të prishë hetimet.

Të njëjtat burime sqarojnë se me të arrestuarit po ndiqet strategjia që synonte lodhjen nervore të tyre, në mënyrë që ndonjëri prej tyre të dorëzohet dhe të tregojë detaje nga ngjarja.

Por, prokuroria sqaron se avokatët mbrojtës të punonjësve të BSH i kanë takuar klientët e tyre.

11 komente në “Nëna e Bitrajt: Im bir nuk solli asnjë lek në shtëpi”

  1. The Bigg says:

    Leket kerkoi tek Instagrami i Erikut.

    1. bledi says:

      Ehhh moj None se i ka cu ne Zvicer.

  2. politikanet e leshit says:

    Parate i ka perdorur Fullani me shoket e partise,por nuk kishin rruge
    tjeter, duhej gjetur patjeter nje njeri i besuar si Bitraj.
    Besoj se ka marre .nje shperblim te mire per sakrificen.

  3. lisi says:

    Mos u merzit teto se po doli nga burgu me ndihmen e z.sali,do te mbaje ty ne pellembe te dores.

  4. LORA says:

    Na qenka shqetesuar kjo nena qe e di shume mire se cfare birboje ka gatuar.
    Shqetesimi I kesaj qenka se “nuk”paska perfituar edhe kjo nga kuserimi I nje populli te tere.
    Sikur t’ja futesh vetes,,,,do te shpetosh me siguri nga shqetesimet,,,,,,,,nene qelbesire.

    1. O lora ca ke bo says:

      O Lora mos i jep shume gojes, nuk eshte e then qe prindi te kete ndikim te femija, sidomos kur ky eshte ne moshe madhore.

      Ajo thote qe nuk ka pare gje, sa per keshillat qe jep, do beje mire te flije pak gjum mundet te t vine trute ne vend.

    2. toci says:

      Ne fakt kontributi jot shoqeror do qe me i larte po t’ja fusje ti vetes

  5. ----- says:

    Ky idioti dhe viktima qe jua shkaterroi jeten gjithe te afermve te tij, pa mire qe per jeten e tij nuk mendoi, i ka pat prinderit nder vite shume punetore dhe te ndershem.
    Askush nuk eshte perfekt, por kete katastrofe ne te cilen eshte perfshire ky, mos i fusni edhe prinderit e tij qe gjithe jeten u ka rene bretku per cdo gje.

  6. Majakovski says:

    A Bitraj ka vjedhur qysh para 20 vitesh dhe prinderit se paskan kuptuar. Me thuaj o nene e Dushos me cfare parah Dusho bleu shtepine tuaj dh e tijen ne ate vend te shtrenjte si rruga e Fortuzit. Vetem keto di une po sa te tjera ai ka blere!!!

    1. Tarras says:

      Ne qofte se ti di vetem keto nga e di sa te tjera ai ka blere ? Apo eshte nje menyre te foluri kjo. Meqe e njeh nga afer personin, e di qe ka vjedh ketu e 20 vjet para, pse sja ke bere keto pyetje para se te dilte kjo histori. E di ti qe rrezikon burgun ngaqe ti e di qe ka vjedhur edhe nuk ke treguar?

      Nejse me fal se harrova, ti je i pajisur me nje goje si corape po pa tru, keshtu qe keto gjera absurde qe thua dhe ben jane normale.

  7. ----- says:

    Ti Majakovski qe dukesh sikur je shume njohes i thelle i pasurive te te tjereve, a ben pak kerkim te ‘gjesh’ se nena e Dushos me gjithe te jatin e tij dhe kete koqe idioti jetonin ne nje apartament me dy dhoma e guzhine vetem pak metra larg shtepise ku jane sot deri ne momentin qe me pas u zhvendosen ku jane sot? Apo mos ke dijeni qe jetonin si te pa strehe e lypesa rrugeve te Tiranes deri sa ‘doli ne drite’ ky pis qe jua nxiu faqen?

    Llafet e shumta jane fukarrallek, thote nje fjale popullore.
    Hajde tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje