"Baroni i drogës" shpallet në kërkim ndërkombëtar

14 Gusht 2014, 12:22Kronika TEMA

Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baroni i drogës”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që ish- punonjësi i Policisë së Shtetit të shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe tani fotoja e tij gjendet në faqen zyrtare të Interpolit.

Gëzim Çela humbi gjurmët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku Çela dyshohet e kishte një rol kyç në trafikun e drogës.

Nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptarë, mes të cilëve edhe kosovarë.

Gjithashtu, po gjatë këtij operacioni, gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gëzim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë e 150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera, granata dhe makina të blinduara.

11 komente në ““Baroni i drogës” shpallet në kërkim ndërkombëtar”

  1. ardian fullani says:

    Kete celen e kerkojne interpoli thua cfare ka ber !! Un jam ne mes te tiranes dhe sme kap njeri me dore .

    1. Pelasgian says:

      hahahahahahahhahahahahhaha super …… ti je me kollare te bardhe o dak !

      Pastaj ti sje prej Fushe Kuqesh ,,,ti je ” cun Tirone ” .

      1. Pilo Lala says:

        “baron” e quajne nje majmun Mamurrasi?
        Kriminela te ndyre, qe duhet te kalben ne burg.

        1. erioni vogel says:

          a keni dhalle o pilo?

  2. nazmija says:

    e more birbo keni per te dhene llogari te gjith me rradhe ne te semes do te shkoni pre ligjit ose do te hani kokat njeri tjetrit

  3. Koli says:

    Pse ore nuk qenka arrestuar ky nga ai superaskioni ne Laç?

  4. kamunisti says:

    thone qe e kane pare ne ekuador ,, ekuadori eshte bere baza e trafikanteve te gjithe ballkanit ,, ka shume serbe e malazeze qe jane atje ,,

  5. Tuc maku says:

    Ja dhe trimi saliut

    1. Pilo Lala says:

      Sa vota i jepte Sales ky? Ndyresire!

  6. tarrasi says:

    prokoruria shpall ne kerkim nderkomtar nje tepafajshen vetem se iteket sajmirit ose edvinit dhe skan byth tashpallin krye hajdutin ebankes nemes te tiranes biles ibejn edhe karshillek me prova tepa kundershtushme dhe dishmitar qe jan bashk hajdut ne vjedhje kurse pere njerzit ethjesht vetem kan dyshyme ky oshoku esht shteh krejtsisht kriminel dhe ilidhun me mafjen botrore duhet hetuar dhe zbuluar nga vete populli qe sote povuan per copen ebukes dhe tishporrim njeher emire keta hajdut ne pushtet

  7. sajmiri says:

    O pilo qenke trim a je per nje KAFE te nihemi nga afer se te njofesh nje trim ashte gje è malle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje