16- vjeçari i vendos gjobë shokut të shkollës: Më sill lekët ose t’i fus plumbat në gojë

16 Gusht 2014, 10:12Kronika TEMA

Një 16- vjeçar nga Durrësi, nxënës në shkollën 9- vjeçare “14 Nëntori”, është dërguar në gjyq nën akuzën e gjobëvënies ndaj një bashkëmoshatari të tij në të njëjtën shkollë.

E. Bushi, me anë të kërcënimeve për vrasje, ka arritur t’i marrë shuma parash në mënyrë të përsëritur nja bashkëmoshatari.

Në fillim të muajit maj, sipas kallëzimit, E. Bushi i ka kërkuar një shumë parash të dëmtuarit F. P.

Ky i fundit i ka kthyer përgjigjie se nuk kishte ku t’i gjente paratë, ndërkohë që i riu e ka kërcënuar: “Dua të më japësh 20 mijë lekë, gjeji ku të duash, nuk më intereson”.

Më pas i ka marrë numrin e telefonit dhe i ka thënë: “Po të pres për lekët, po nuk m’i solle nesër, do të të vras, do t’i fus plumbat në gojë. Nesër në pushimin e gjatë do të të pres jshtë shkollës dhe më sill lekët”.

Të nesërmen F.P. ka marrë lekët në vendin ku i mbante paratë nëna e tij dhe ia ka dorëzuar, mirëpo 16- vjeçari ka insistuar t’i jepte edhe 30 mijë lekë të tjera.

Kjo situatë ka vazhduar deri më 15 maj dhe i dëmtuari i ka dorëzuar disa herë agresorit shuma të ndryshme, madje edhe 50 mijë lekë, derisa është vënë re nga motra, e cila ka pikasur mungesën e 150 mijë lekëve.

Më pas, i shoqëruar nga prindërit, F.P ka bërë denoncimin në polici.

5 komente në “16- vjeçari i vendos gjobë shokut të shkollës: Më sill lekët ose t’i fus plumbat në gojë”

  1. lipja says:

    Do jete ndonje nip i Xh.Bushit se ata jane te etur per para!Keshtu ia benin edhe Sales po ky nuk i merrte ne shtepi por i jepte nga parate e Shqipetareve e nuk i denoncoi ndaj mbriti edhe deri ne rrugen e krimit.Keta jane viktima sistemi thote Rama ndersa “miku” i quan si arrite te demokracise.

  2. BLUEBaBy says:

    si eshte bere kjo pune kshu more jahu, trima te medhej gjith andej
    http://bit.do/skandal-seksual

  3. nazmija says:

    nuk duhet te lihen mbi tok me rrenje e far mjer ai qe i duron se jan shtuar shum numri i tyre

  4. fshatari says:

    Do jete banues i Kenetes ne Durres

  5. durres says:

    Shteti eshte degraduar fare ,duhen vetem ligje te forta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje