Vdes duke rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë/ OSHEE: Mos rrezikoni jetën!

16 Gusht 2014, 17:53Kronika TEMA

Një 37- vjeçar gjeti vdekjen pasi vendosi të rilidhë në mënyrë të paligjshme energjinë që sapo i ishte ndërprerë nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kjo ka nxitur OSHEE që të dalë me një deklaratë për shtyp, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos rrezikojnë jetën.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE (Ish- CEZ Shpërndarje) me qëllim reduktimin e humbjeve në rrjet që vijnë si pasojë e vjedhjes së energjisë elektrike, ka vijuar aksionet për prerjet e abonentëve pa kontrata.

Njësia nr. 3 në Drejtorinë Rajonale të Tiranës rezulton me numrin më të madh të abonentëve pa kontratë.

Aktualisht, lexuesit në terren kanë raportuar mbi 1700 raste që furnizohen me energji elektrike pa e paguar atë.

Mbështetur edhe në angazhimin e marrë nga Task- Forca e ngritur për këtë qëllim, specialistët e OSHEE të njësisë 3 në kryeqytet kanë ndërhyrë për ndërprerjen e abonentëve pa kontratë dhe ofrimin e mundësisë për lidhje të reja nga ana e tyre me shoqërinë OSHEE.

Bëjmë të ditur se nga 1700 raste të paligjshme, vetëm 31 kanë aplikuar për kontrata me OSHEE.

Në një situatë të tillë, specialistët e OSHEE në terren, të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, mbështetur edhe në raportimet e lexuesve në terren, kanë bërë konstatimin e vjedhjes së energjisë elektrike në kushte flagrance.

Për pasojë policia ka bërë procedimet për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Më 15 gusht 2014, OSHEE ndërmori një aksion në zonën Babrru-Paskuqan, ku nga lexuesit janë raportuar 300 raste abonentësh pa kontratë.

Specialistët tanë në terren u mbështetën nga forca të Komisariatit të Policisë nr. 5 në Tiranë pas kërkesës së bërë nga ana jone për mbështetje.

Vetëm dje u bënë 6 kallëzime penale për vjedhje të energjisë elektrike ndaj shtetasve: Sami Neziri, Hysen Myftari, Rexhep Kovaçi, Agron Dajçi, Xhaferr Dajçi dhe Vebhi Kuka.

Por menjëherë sapo është larguar policia dhe grupet e OSHEE-së,  shtetasi Altin Hysen Myftari, 37 vjeç, ka hipur në shtyllën e tensionit të ulët, për të bërë rilidhjen e energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme, ku ka gjetur edhe vdekjen.

Duke shprehur keqardhje të thellë për humbjen e jetës së 37- vjecarit, Altin Myftari, i bëjmë thirrje të gjithë banorëve këtij komuniteti të mos tentojnë të kryejë asnjë ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike, pasi rrezikojnë seriozisht jetën.  Autoriteti i vetëm që ka detyrimin dhe mundësinë për të kryer ndërhyrje në rrjet është stafi i elektricistëve dhe inxhinierëve të OSHEE, të specializuar për punime të tilla.

Theksojmë se është krejtësisht e patolerueshme dhe tejet e rrezikshme ndërhyrja e çdo individi tjetër, ndërkohë që edhe për punonjësit tanë respektohen kushte të rrepta sigurie gjatë punimeve që kryejnë në rrjet.

Ato nuk bëhen asnjëherë pa u stakuar më parë energjia elektrike në fiderat e shpërndarjes,” thuhet në njoftim për shtyp.

8 komente në “Vdes duke rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë/ OSHEE: Mos rrezikoni jetën!”

  1. Toni T says:

    nga 1700 vetem 30 aplikuan per kontrate? Epo ata 1670 i kane lidhur prap sot apo kane shpres. Duhet procedim penal per te gjithe kete fare te keqe dhe per ata elektriciste qe asistojne kundrejt rryshfetit.

  2. Grigor says:

    E zuri haka e atyre qe me asistence, te papune, pensioniste paguajne cdo muaj detyrimin e tyre dhe plus “humbjen” ne rrjet. E thene troc paguajne energjine qe vidhet nga Altinet kudo ne Shqiperi. Harrrami nuk behet hallall. Te ngelet ne gryke.

  3. Grigor —- o gori PO KUR ces mori 90 MELEON ç’fare e quan ti? Gori nuk e kupton akoma qe ti kane hequr breket ?

  4. tarrasi says:

    tena rroj rilindja qena erdhi ne pushtet memoton shqiptaret dot rilindin por pase vdekjes shtet hajdut kriminel ipapar tash enjeqindvjet ne shqipri por sikur rames tingelet ne shtyll zahusi edvinit cfar dobente ky krye hajdut kunder bandist por doti vin dita edhe djemve tetina shum shpejt qelbsir ndyrsyr eflliqur

    1. fushebardha says:

      or mik, do mesohesh te shkruash shqip apo c’do behet me ty?

  5. eni says:

    Ti the. duhet te jesh nje nga hajdutet e Sales, sa do ecesh harbuteri ? Meso so the flasesh e te shkruash shqip

  6. Tufani says:

    Vdekja eshte ndeshkim shume i rende se zakonisht hajduteve u priten duart.

  7. Tufani @
    Ti je shume i ndershem , sa qe edhe kur te vjedh ces-i ti Kenaqesh me ndershmerine tende. 90 meleon qe morri kompania qe iku , Ke pyetur valle se kujt ja morri ?
    Mos deno Hajdutat e pulave qe vjedhin per ”’ uri ”’
    Por deno Ata qe nuk fryhen se vjedhuri , dhe tani vashdojne te vjedhin per HOBI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje