Trupi i pa jetë i një personi është gjetur sot i dekompozuar në Dajt. Kufoma u gjet nga banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar edhe policinë.
Trupi i pajetë i përket një mashkulli rreth 50 vjeç.
Policia po punon për identifikimin e kufomës ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe kur ka ndodhur vdekja.