Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Burrelit.
Një makinë është përfshirë nga flakët pasi ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 përpara Bashkisë së qytetit.
Fillimisht u raportua se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombul gazi, por pronari i makinës e ka mohuar diçka të tillë.
Në vendngjarja kanë mbërritur Prokurori i Rrethit, zjarrfikëset dhe kanë vënë nën kontroll flakët, të cilat ishin shumë të fuqishme.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Drejtuesi i automjetit, 34- vjeçari Gazmir Dema, vetëm pak momente para shpërthimit ka dalë nga makina së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët.
Dema ka deklaruar në polici se nuk ka pasur bombul gazi në makinë, siç u dyshua fillimisht.
34- vjeçari Gazmir Dema tha se ka pasur një konflikt pak kohë më parë, për të cilin ka bërë dhe kallëzim në polici, çka paraprakisht mendohet se mund të jetë një nga pistat e hetimit të policisë.
burracak burrelit edhe kto lumian leshit shikoni me jetu ma mir se sa me vnu bomba makinash mor kafsh njerz te pa gdhenun
Shiko tani ti “un” se nuk mund te ofendosh te gjithe matjanet se lexove nje lajm ti. Po qe per kampion venie bombash e tritolesh nuk mbahet Burreli. Por, mesa duket ti as te shkruash nuk ditke mire keshtu qe nga niveli yt mund te priten gjithfare komentesh. Tung
Matjanet jane njerez te mire, te rrespektueshem dhe te ndershem…http://darsiani.jimdo.com/elita-e-rrethit-mat/