Debati i dy ditëve të fundit, lidhur me ndërtimet tek diga e Liqenit, pyetjet se kush e ka përvetësuar 20% e famshëm të Tan Leprit, po mban ndezur konfliktin mes bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste. Shumë kujt, akuzat e PS-së kundër Bashës i ngjajnë sot, me akuzat e djeshme të Berishës në verën e vitit 2010, kur ai e akuzonte Ramën se merrte rreth 20 përqind të vlerës për cdo leje ndërtimi. Në atë kohë akuzat filluan pasi bashkëjetuesi i deputetes Albana Vokshi, një ndërtues dhe biznesmen, nxorri një kontratë, ku Tan Lepri, që atëherë akuzohej si sekser i Edi Ramës, kishte 20 përqind të aksioneve. Nga kjo, PD arrinte në konkluzionin se ky qe emri që kamuflonte interesat e Edi Ramës. Mirëpo sapo kjo aferë plasi në publik u morrën vesh dhe detajet e saj. E vërteta qe më tronditëse. Biznesmenë të fuqishëm pranë Ramës dhe Berishës fshiheshin pas gjithë lojës për ndërtime tek diga e liqenit. Megjithëse Berisha akuzonte ata, kryeqeveritari dhe kryeopozitari kishin vepruar në mirëkuptim të plotë.
Në pak më shumë se një vit pas ardhjes në pushtet, Berisha mori një vendim për kthimin e terreneve sportive të toka ndërtimi.
Në po këtë mbledhje u firmos edhe ndryshimi i destinacionit për kompleksin sportiv ‘Partizani’. Për këtë të fundit, leja e ndërtimit u firmos nga kryebashkiaku Rama gati një vit më vonë, në mbledhjen e këshillit të rregullimit të territorit të Tiranës. Vetëm 7 muaj më vonë u miratuan në parlament ndryshimet në ligjin për sportet, që lejonin kalimin e terreneve sportive te pronarët e ligjshëm të tokës.
Ndër pronarët e truallit të kompleksit ‘Partizani’, që përfitoi nga leja e ndërtimit të firmosur nga kryebashkiaku Rama, figuronin edhe dhëndrri i kryeministrit, Jamarbër Malltezi dhe e motra. Duke ligjëruar kalimin e tokës te ish-pronarët e ligjshëm, ose në duart e një kompanie, ligji per sportet qe u miratua nga mazhoranca, i jepte formë të prerë edhe vendimit të mëparshëm të KRRTRSH-së, që i kishte ndryshuar destinacionin zones në afërsi të liqenit, përreth klubit Dinamo.
Thuajse në të njëjtën kohë me miratimin e ligjit të sporteve, një juri ndërkombëtare e shpalli këtë projekt si fituesin e konkursit ndërkombëtar për ndërtimet në zonën nga Kopshti Botanik dhe kompleksi Dinamo deri te diga e liqenit. Ilir Meta u ngrit kundër projektit, duke akuzuar se aleanca mes Ramës dhe Berishës po prishte mjediset publike.
(foto projekti i Vinny Maas i mbrojtur ne 2008 nga Rama)
Më 6 gusht të 2008-ës, Edi Rama dha një intervistë për gazetën ‘Panorama’. Ai tha se projekti fitues i studios së ‘Winny Maas’, një prej mendjeve gjeniale të arkitekturës bashkëkohore dhe juria ndërkombëtare me emra të njohur arkitektësh dhe urbanistësh, ishin granci për cilësinë. Edi Rama sqaroi se ideja e ‘Winny Maas’ jo vetëm nuk i prish, por rikualifikon kopshtin botanik dhe zoologjik, pishinat dhe terrenet sportive ekzistuese, të cilat sipas tij, do të kthehen në hapësira publike të cilësisë më të mirë evropiane. Në fakt sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të studios fituese, bëhet fjalë për 225.000 m2 banesa, 60 000 m2 zyra, 20 000 m2 ndërtesa publike, 60 000 m2 ambiente tregtare, një hotel me 15 000 m2 dhe 20 000m2 pajisje sportive dhe argëtimi si edhe një parking.
Punimet duhet të kishin filluar në 2010, për një investim prej 600 milionë eurosh.
Por, më pas Berisha e denoncoi këtë akt dhe kandidati i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale tha në emsionin “Opinion” se ai nuk parasheh të ndërtojë tek diga e Liqenit. Por ai bëri të kundërtën në fund të vitit 2012, kur këshilli bashkiak me votat e PD-së dhe LSI-së miratoi planin urbanistik të Tiranës, që parashihte ndërtime të larta, jo vetëm tek diga e liqenit, por njëkohësisht edhe tek blloku, tek rruga me shtëpi monumente kulture, përballë apartamentit të sotëm të Berishës tek lodrat e rrugës së Elbasanit dhe përbri selisë aktuale të PD-së. Leja për ndërtim buzë digës së liqenit është dhënë në ditët e para të gushtit. /Lapsi.al/
Domethënë pushtetin e vërtetë në këtë mes e kanë “Biznismenët” alla Koço e Sandër, ndërsa Rama e Berisha janë thjesht vegla të tyre.
Fjalët e Migjenit jehojnë edhe sot:
0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.
Unë – lugat si hij’ e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.
Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.
Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
Njeri mut tjetri kak
Keto jan Krime te njerzimit …………..merrja frymen ngadale
gjera qe ndodhin jane..do mar robi dhe ndonje lek..po dhe do shahen nga pak dhe nga nena..jane gjera qe ndodhin..dhe gjeja qe ndodh me shpesh ose me mire gjithmon..populli e ha sa gjate gjere..dhe u thote dhe faleminderit..legena
U be i gjalle edhe ky me ne fund.
I paska mbaru pushimet.
keta nuk pendohen ndaj hajde ti shporrim thote Berisha
http://dielli.al/lajme.php?id=75881&k=71
Të gjithë derrat, një turi kanë…! A thua të jetë e vërtetë…???!!!
Nuk po e kuptoj cfare behet ne kete vend,si ka mundesi nuk mban asnje pergjegjesi per kete katastrofe urbane e mjedisore.Dua te them shume gjera,por ma keni ngec ne gryke fjalen.Politikane si keta ka vetem jashtetokesore,zoti ju dhente mend,se per ne svleni asnje leke.
po po liqeni i leshi thuAJ http://bit.do/Kardashian-u-thote-fansave-me-lini-te-bej-seks-pa-me-bere-foto