Ish- drejtori i Thesarit të Shtetit, Dorian Çollaku, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës.
Marrja e tij në pyetje u bë në ambientet e burgut 313 nga Prokurori i Çështjes Ramadan Troci, në prani dhe të avokatit të tij mbrojtës, Mark Pëllumbi.
Çollaku ka dhënë dëshminë e tij prokurorit të çështjes në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Prokuroria dyshon se paratë e marra mund të jenë transferuar jashtë shtetit në rrugë ilegale.
Nga këqyrja në sistemin TIMS ka rezultuar se ish- drejtori i Departamentit, që kishte në varësi dy arkat e Thesarit ku ndodhi vjedhja, ka 34 hyrje- dalje në kufi.
Nga këto lëvizje mësohet se 14 udhëtime janë kryer nga Çollaku vetëm gjatë pjesës së parë të vitit 2014.
Ish- drejtori i Bankës ka alibinë e tij në lidhje me këtë fakt, pasi frekuentonte një master në Athinë, megjithatë prokuroria po kryen hetimet në këtë drejtim.
Në dëshmitë që kanë dhënë deri me sot për grupin hetimor 10 të arrestuarit për këtë skandal, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzi janë të vetmit që kanë pranuar se kanë pasur dijeni për vjedhjen.
Në datën 22 gusht pritet që të dalë para Gjykatës së Apelit Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt, i cili është vënë në pranga për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.
Edhe për këtë të fundit prokuroria mund të ndryshoje akuzën, pasi dyshohet se ka pasur rol në mekanizmin e vjedhjes dhe nuk ka qenë thjesht një person që kishte dijeni për ngjarjen.
Ndërsa ish- zyrtarët e tjerë pritet të dalin në gjykatë më datë 26 gusht, në seanca të ndara gjyqësore.
Përpjekja e prokurorisë për të gjetur prova te regjistrimet filmike të sistemit të sigurisë së bankës, kanë dështuar. Prokuroria ka marrë në dorëzim në fund të korrikut vetëm regjistrimet filmike të një muaji, pasi specialistët e bankës u kanë pohuar përfaqësuesve të organit të akuzës se sistemi i kamerave në Bankë ka kapacitet për të mbajtur vetëm 30 ditë regjistrime.
Pas mbushjes së hapësirës së memories, sistemi fshin vetë automatikisht ditët paraardhëse.
Ky fakt duket se pengon hetimin e prokurorisë, e cila dyshon se vjedhja e 713 milionë lekëve nga banka ka ndodhur së paku gjatë vitit të fundit.
Ka tre jave qe ka plasur ky skandal.Tre jave do te mjaftonin per te mbaruar plotesisht kalimin ne SITE te levizjeve (jashte e brenda vendit) te collakut dhe gjithe personelit te lidhur me te ;do te mjaftonin per te perfunduar hetimin e tere materialit filmik te “sistemit te sigurimit”;do te mjaftonin per te verifikuar cdo levizje parash dhe pasurish ne adresat e full-hajnerise dhe te afrmve te tyre;do te mjaftonin per te bere nja AUDIT te plote te gjendjes faktike te arkes se BSH-se,,,,,,
I dhjefsha sojin kesaj prokurorie,,,,u dalshin nga syte taksat e mija.Duket ashiqare qe kjo llalle-prokurori duhet bere qilizme, njesoj si edhe full-hajneria.
Eshte Prokurori i Pergjithshem qe duhet arrestuar i pari!
pse ai?
http://bit.do/video-daisy-lowe-having-sex
The levizjeve te Collakut ja gjeten aresyen.
Ditka mire gjuhen greke qe mer Masterin!
Edhe per kamerat po kuptohet.
Sa qenkan lodhur per ti mbuluar jo per te hetuar.
Te gjitha jane dokra.
Kjo asht e fort,banka tu u rujt perjashta,e mrend tu u ba nami.
Po si mundet nje drejtor te kryeje punen e tij kur leviz kaq shume jashte shtetit??? Si nuk jep llogari per kete? Si mund te mbikqyre drejtorine kur ai eshte ne udhetim vazhdimisht per pune personale?
Ne rastin me te mire nuk i duhej dhene paga kur ka gjithe keto mungesa ne vendine punes.
Se dyti, nese thote ka shkuar per kualifikim, si ka mundesi qe kane bere drejtor nje njeri pa kualifim, kur ne vend ka plot te diplomuar ne USA, UK, EU, etj??? Kjo eshte skandaloze?
Keto jane pergjegjesite e menaxhereve me te larte te bankes dhe bordit qe per turpin e tyre i vetmi preukupim i tyre ka qene pagesa e majme qe merrin dhe drekat e trajtimet me shperblime qe iu bente Fullani.
Kjo esthe te tallesh me kete popull te mjere!
Po perse te duket skandaloze?! A eshte burri i mbeses se Guvernatorit te Bankes? E pra, asgje nuk eshte skandaloze!
Krisma s’ka patur!
duhet me pa edhe udhetimet e drejtoreve te tjere te bankes.
pare kane marre te gjithe dhe i kane ndare per qejf
kjo meret vesh.
eshte e sigurt qe nuk mund tw vjedhesh nje hajdut po si dhe pjesen,
dhe fullani eshte ujk i vjeter,
ku ka qene ai gjithmon ka plasur nga nje problem i madh
Mos u lodhni kot:ata vete i kane vjedhur,vete kane bere denoncimin,po ashtu ata vete do ta mbyllin ceshtjen e vjedhjes duke mos lene popullin me u merzit.