Punonjës të tjerë të Bankës së Shqipërisë mund të merren në përgjegjësi penale në lidhje me “zhdukjen” e pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë.
Prokuroria, e cila po heton skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga dy arkat e Thesarit të Bankës, ka marrë në dorëzim në fund të korrikut vetëm regjistrimet e një muaji.
Specialistët e bankës u kanë pohuar përfaqësuesve të organit të akuzës se sistemi i kamerave në Bankë ka kapacitet për të mbajtur vetëm 30 ditë regjistrime.
Pas mbushjes së hapësirës së memories, sistemi fshin vetë automatikisht ditët paraardhëse duke ruajtur 30 ditët e fundit. Ky fakt duket se pengon hetimin e prokurorisë, e cila dyshon se vjedhja e 713 milionë lekëve nga banka ka ndodhur së paku gjatë vitit të fundit.
Në dëshminë e tij, Ardian Bitraj, ish-përgjegjës i arkës stok, i akuzuar direkt për vjedhjen, ka thënë se krimi ka zgjatur katër vjet.
Javën e kaluar një burim i prokurorisë konfirmoi se grupi i hetimit do t’i kërkonte bankës të dhëna për çështjen e kamerave të sigurisë.
Konkretisht, prokuroria kërkoi “personat përgjegjës” që kanë instaluar sistemin dhe që më pas kanë pasur për detyrë mbarëvajtjen e funksionimit të tij.
Fillimisht u mendua se instalimi i kamerave dhe serverit të lidhur me to ishte bërë nga një kompani private, por sipas prokurorisë, e vërteta është ndryshe.
Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije për gazetën Panorama se pas blerjes së serverit dhe të pajisjeve të tjera, sistemi është instaluar dhe mirëmbahej nga punonjës të Bankës së Shqipërisë.
Verifikimi ka zbuluar faktin se kanë qenë punonjës të sigurisë dhe teknikës që kanë konfiguruar sistemin e kamerave në fjalë.
Organi i akuzës pohon se sipas rregulloreve, sistemi në fjalë, për rëndësinë e veçantë të institucionit, duhej të garantonte ruajtjen e pamjeve filmike për një periudhë deri në tre vjet.
Dhe ky sistem ka kushtuar mbi 3 milione euro!!!! Hajde fullhajn hajde ne Cdo investim ke vjedhur leket tona! Edvin pergjigju popullit per fatin e fullhajnit dhe hajnave te tjere te keshillit mbikqyres dhe leri ciu ciu cerret ne Internet. Nese vertet kerkon qe gjermanet te vene sevda me ty duhet shtet ligjor dhe jo mbajtje me hater se arjana e fullhajnit eshte e njohur e sat shoqe
”Speciaistet”?!?!?!?…….
Ata nuk jane specialists,por BASHKPUNTOR me Ndergjegje te plote ne vjedhjen e bankes.
Memorie vetem 30 dite?!Duket se telefoni im duan me shume informacione se sistemi i shkerdhyer i BSh-se.
Sisteme te tilla kamerash kane minimumi 6 muaj Memorie deri ne disa vite,Ndersa keto plehra thone pa piken e turpit 30dite.
Te gjitha jane bere me qellim,keshtu qe kur te vije dita e gjykimit te dalin te pafajshem.
Q…uani robt shkerdhatave qe vjedhin paret e Taksapaguesit te varfer Shqiptar.
Akoma flisni per “Prokurori”?
Ne funksion eshte “Prokuroria” e Berishes, akoma keni naivitetin te shpresoni qe ajo te levize, ç’prisni qe ta pastroni?
Nese gjyqsori eshte TEORIKISHT i pavarur prokuroria (si kudo ne BE) eshte ne kompetencat e pushetit egekutiv apo legjislativ, pastrojeni e pastaj lerjani dopio-gjashten “drestesise” sone te kalbur, e cila do te vihet ne mbrojtje te atye qe e kane insaluar dhe keshtu do t’ju lehtesoje punen per ta pastruar edhe kete “drejtesi” qe vret me padrejtesine e saj revoltuese.
Mos ka ardhur momenti te shkarkohet dhe te arrestohet drejtori I sigurise Marjan Gjermeni???? Pse gjithe ky rebus kur eshte fare e qarte qe eshte departamenti I sigurise ai qe garanton zbatim e rregullave teknike??? Marjani ose nuk ka bere sistemin me kapacitetin e duhur dhe ka futur ne xhep 3 milione Eurot e sistemit dhe nje pjese nga keto te vjedhurat, ose I ka futur nje te fshire qe te mbuloje keyo qe jane bere. Ne te dyja rastet nje qeli burgu eshte mese e merituar.
Dmth dy departamente te BSH duhen futur komplet ne burg. Pastaj te merremi me tre te tjerat qe mbeten.
Kush je ti zoti lulushi qe mer neper goje emrin e nje profesionisti te nderuar zotin Marjan Gjermeni.Sa per dijeni zoteria ka tjeter detyre funksionale ne BSH shume te rendesishme dhe punon aty prej shume vitesh .Dhe prape po te shpjegoj, se ti me dukesh shume injorant ne te shkruajtur, qe mund te jete nga te paktet profesioniste te afte qe kane mbetur ne BSH qe meriton shume me teper.
O REFORMA E THELLE,DUKET QE JE I AFERM I ATIJ MENDER SPECIASLISTI QE PASKA VITE NE ATE FUNKSION TE NDERUAR DHE PASKA TALLUR TOPET ME DETYREN,lULUSH KE TE DREJTE.
edhe pse jane fshire ose nuk jane ruajtur filmimet nje specialist i gjen ne sistem.po keni nevoje per ndihme ju a jap une
Jo vetem 30 dite,por dhe nje jave,fshirja behet pasi eshte kontrolluar!
Ne sistem ka monitorim 24 ore,ruajtje ne memorje 30 dite,por mungon denancimi.
Sistemi me gjithe kapacitetin e vogel ne memorje,nuk do te thote se ka qene pa rregulla dhe njerez te papaguar.Perkundrazi,vjedhja eshte bere perpara syve te monituruesit,qe vrojton 24 ore!
Pse nuk ka raportuar ky punonjes qe eshte paguar per monitorim?!
Nga kush ka patur frike?
Çdo veprim ne vjedhje te çon tek Fullani.
IMORALITETI ESHTE BERE GANGRENE E KESAJ SHOQERIE. DISA VJEDHIN MILIONA SI TE ISHIN KOKRA RERE NDERSA DHE POLITIKA MAJTAS E DJATHTAS QENDRON E SHURDHER PARA FAKTEVE.
PER ME TEPER ESHTE KJO POLITIKE QE TE VJEDHURVE, U KERKON PAVORE SEKSUALE APO ME KEQ, PER TU DHENE MUNDESINE TE FITOJNE ME DJERSE NJE CAPE BUKE.
TE VJEN TE QESHESH ME NJE ZGERDHITJE TE DHIMBESHME.
SI KA MBETUR GJE NJEREZVE!
PUSHTETI U VJEDH PRONAT, PARATE DHE SE FUNDMI EDHE NDERIN.
*******************************************************************************
Tama sic beri krimineli Sali me vrasjet e 21 Janarit ….. sepse shteti eshte kapur nga vete familja Berisha me oborrin e tij.
*******************************************************************************