Shumëkatëshet te Liqeni Artificial/ Rama: Do të rishikohen gjitha lejet dhe do kallëzohen shkelësit

22 Gusht 2014, 12:23Kronika TEMA

Ndonëse nuk ka cituar rastin e ndërtimit të kompleksit me 17 kate tek Liqeni Artificial në Tiranë dhe lejen e dhënë nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha, kreu i qeverisë Edi Rama la të kuptohej gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit se do të rishikohen të gjitha lejet e dhëna si dhe do të ketë ndjekje penale për këdo që ka kryer shkelje.

Po ashtu Rama nënvizoi se të gjitha lejet që do të jepen pas këtij vendimi do të quhen të pavlefshme dhe do të shërbejnë si subjekt për ndjekje penale.

“Pezullimi nuk zbatohet për leje të dhëna, për punime përpara këtij vendimi, por Agjencia Kombëtare e Territorit do të verifikojë të gjitha lejet e dhëna, për çdo rast ku nuk është respektuar ligji dhe do ketë procedim penal për këdo që ka bërë shkelje.

Çdo leje zhvillimi dhe plan i miratuar pas datës së këtij vendimi do të konsiderohet nul dhe subjekt për ndjekje penale, për të ndaluar historia ku katin e parë do ta bëjmë fason dhe kemi 17 kate apartamente, dhe pastaj gjatë realizimit të projektit, fasonët kthehen në dyqane dhe parkimi në nëndyqan. Miratimin në parim do ta japë Këshilli Kombëtar i Territorit. Mjafton të shohim kodrat e Liqenit apo gjithë brezin e poshtëm të malit të Dajtit.

Duke e mbyllur dua të ritheksoj se ne jemi të vendosur për t’i hapur rrugë një modeli të ri ekonomik dhe social dhe do të veprojmë me të njëjtën strategji që janë transformuar vende të mbetura në mëshirë të fatit, që sot janë modele, si Barcelona.” tha kryeministri Rama.

Reagon Bashkia

Bashkia e Tiranës ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me akuzat që i janë drejtuar nga mazhoranca për lejet e nsdërtimit tek Liqeni Artificial.

“Edi Rama, njeriu që projektoi ndërtime 40 katëshe tek pishinat derdhi përsëri llumin e vrerit dhe shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës, në emër të interesave të paligjshme të tij dhe sekserëve të tij.

 Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër pronë publike. Projekti aktual nuk prek asnjë centimetër të parkut të Liqenit por ruan kompleksin e pishinave dhe kompleksin sportiv si dhe kthen 20 mijë metra katrorë nga pronë private në hapësira publike, në përputhje me rregullat e planit urban të Tiranës.

Këtu qëndron edhe arsyeja e mllefit të Edi Ramës dhe sekserëve pazarprishur që qëndrojnë pas tij”, thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës.

11 komente në “Shumëkatëshet te Liqeni Artificial/ Rama: Do të rishikohen gjitha lejet dhe do kallëzohen shkelësit”

  1. late nam says:

    po keto lejet i ka dhene vet Rama kur isht kr bashkie hahahhaha Eshte prish me Tan Leprin prandaj

    1. Marko Boçari says:

      Te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

      Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
      Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

      I HAVE THE DREAM…. Ta shoh bulevardi plot nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Nje soj si ne shtator te 2004 kur turperuam kampionet e Europes 2-1.Qe ti themi njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

      KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

  2. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    MBASI TE BETONIZOHET LIQENI ATEHERE (DO MERREN MASA ,, ) PSE SE NDANI ME MIRE PER GJYSEM ,,,,
    NJE PJESE BASHA DHE TJETREN RAMA ,,,,, DHE VAZHDONI NDERTIMET ,,,,,

  3. Lejet ndertimi says:

    O Rame por ti i ke dhene vet lejet more

    1. andromeda says:

      Tirana tashmë, ndonëse vonë, ka nevojë për hapsira të gjelbërta dhe parqe. Stop betonizimit shkatërrues.

  4. Erjon says:

    Duhet me kuptu nga gabimet e tua.
    Sepse njeh mire mekanizmat.
    Ore po do e clironi ekonomine apo prit te shitet stoku I apartamenteve dhe dyqaneve?!

  5. Ledio says:

    Temaaaaaaaa – mos e tjeterso mesazhin! Jepeni fjale per fjale. Nuk e ka fjalen per lejet qe jane dhene tashme. E ka per kete ne te ardhmen qe do shqyrtohen te gjithe. Pse se dinte Rama qe leja te Liqeni do firmosej? Shume kohe me pare madje! Mund dhe ta pyesni…Bashke ne nje SAHAN hane te gjithe keta me Ulajn.
    Rama ka dy standarte ne kete pike. Pallatin ne qender, qe i pengon malin e Dajtit Kadarese e ka bllokuar, pavaresisht se ka dhe nje vendim te gjykates se Strasburgut. Ndersa per keto pese kulla gjigande, monstruoze na tregon ligjin.Kane vdek budallenjte Z. Rama! Sjellja juaj me liqenin, ku dhe te tute kane interesa te fuqishme, do te na tregoje sa ndryshe jeni.
    Z. Ulaj, ju paska peng te gjitheve. TURP! TUPR! TURP! SA TURP! Shqiptaret jane “lehaqente” ne kete rast. Ju politikanet e te gjitha ngjyrave vazhdoni majmuni.

  6. i-- says:

    Ore ky thote qe lejet te liqeni nuk i pezulloj dot por do pezulloj te tjerat dmth qe do e lej tiranen pa leje deri sa te shiten keto te liqeni

  7. tani97 says:

    perseritet historia e bashkimit me 22 kateshin tek TVSH dhe Rama qe i jep nje dore. edhe atehere dha lejen e bashkimit dhe pastaj bllokoi cdo gje.

    e njejta histori sot. te presin te tjeret qe te shesi bashkimi e pastaj rifillojme.

    kjo eshte nje loje qe Rama e ka mesuar ne Paris. Se dhe atje bashkia ben te njejten loje per te ndihmuar shitjet e miqve.

    te dhjefsha ne rilindje

  8. tani says:

    Tirana eshte ber si palermo e viteve 60-70-80 me keto leje e pallate .peccato.

  9. Lym Kepi says:

    Kesaj i bie deri tani ume kam pire raki, tani e prapa po e pite pa qepe dhe gjize si bulqizaket ju ua ndaloj bravo Kryeminister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje