Zjarr në një pallat në Tiranë, tymi rrezikon jetën e banorëve

24 Gusht 2014, 21:02Kronika TEMA
Zjarr në një pallat në Tiranë, tymi rrezikon jetën e

Një zjarr i madh përfshiu një pallat në qendër të Tiranës.

Mësohet se zjarri shpërtheu në bodrumin e pallatit.

Një makinë mori flakë, ndërsa tymi u ngjit në pallat përmes sistemit të ajrimit.

Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje 20 minuta pas sinjalizimit për zjarr, por falë ndërhyrjes së shpejtë në godinë mundën të nxirrnin një familje, disa fëmijë të cilët u dërguan menjëherë në urgjencë me autombulancë.

Një tjetër alarm u dha nga banorët që bënë me dije se një 18-vjeçar kishte mbetur i bllokuar në ashensor.

U desh një ndërhyrje speciale që i riu të mund të nxirrej nga ashensori dhe të dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Më kritike situata u paraqit në katin e 6 të pallatit, ku banesat rrezikuan të digjeshin pasi nuk ishte fikur ende sistemi elektrik.

Pas disa minuta aksion, zjarrfikësit mundën të nxjerrin familjen që rrezikonte jetën duke përdorur shkallë në pjesën e jashtme të pallatit.

Po kështu u lokalizuan flakët në bodrum, ku vijonte të digjej automjeti.

Rreth orës 21:10 minuta situata u vu nën kontroll.

Në spital janë dërguar dhjetë persona, mes tyre edhe një zjarrfikës.

Zjarrfikëse në vendin e ngjarjes

10 komente në “Zjarr në një pallat në Tiranë, tymi rrezikon jetën e banorëve”

  1. Billy Boy... says:

    Dashte Zoti mos te ket asnji humbje jete .

  2. Dielli mbi KORAB says:

    Bunkerizimi i Tiranes.
    Ky eshte vetem fillimi i pasojave tragjike qe mund te sjelle ndertimi i pallateve shumkatshme pa asnje mase mbrojtese ne raste zjarresh.
    Urojme te mos kete viktima dhe humbje jete njerzish.
    Shpresojme.

  3. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE SHQIPTARET DUHET TE PROTESTOJNE DERIN NE PERJASHTIMIN E BERISHES NGA PARLAMENTI. says:

    Le te shpresojme qe te mos kete viktima.

  4. Bledar says:

    Bravo e madhe per zjarrefikesit. Qenkan treguar heronj te vertete.

  5. ay qy says:

    Respekte per punen heroike te zjarrfikesve. Jane njerez te rralle.

  6. sali konviktori says:

    NE GJITH BOTEN KA SHKALLE DTESORE KETU JO
    PO FLLUAN ZAJRRET ME MIJR DO DIGJEN TE GJALLE

    1. Protopapa says:

      Ca thu me lale ktu po hyp hajduti na tubi shiut ti thu shkall dytesore

  7. al_man says:

    nje nga gabimet te pafalshme te ndertimeve ne vendin tone mos e dhente zoti dhe pa viktima ,mos te flasim per zonat e periferise qe mund te behet kasaphane ,bravo zjarrfikseve njerez

  8. ursus says:

    Une jam banor i pallatit. MUnd te them qe si ndertim mund te jete i rralle per cilesi ndertimi dhe menaxhimi. Shkalle dytesore nuk ka. Zjarrefikesit ishin heronj te vertete, bravo. Gjera qe ndodhin jane por viktima nuk ka.

  9. T.T.f says:

    Zjarrfikesit drejtohen nga drejtuesi me profesinal i 50 viteve te fundit z. Kristuli, por edhe ministri Brendshem Tahiri me performinin e tij, e ka rilindur kete sherbim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje