Turizmi/ Kodheli: FA kthyen sigurinë dhe pastërtinë

22 Gusht 2014, 17:22Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka falenderuar Forcat e Armatosura për kontributin që kanë dhënë në pastrimin e plazheve, por edhe në ruajtjen e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kodheli shkruan se është rikthyer siguria në turizmin shqiptar.

“Faleminderit nga zemra të gjithë efektivëve të FA që kontribuan në këtë sezon turistik duke pastruar dhe ruajtur plazhet. Janë me dhjetëra rastet kur djemtë dhe vajzat me uniformë kanë shpëtuar jetë njerëzish duke dhënë ndihmën e shpejtë si dhe duke ofruar ndihmë mjekësore 24 orë në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Kemi rikthyer sigurinë e turizmit shqiptar”, shkruan Kodheli.

7 komente në “Turizmi/ Kodheli: FA kthyen sigurinë dhe pastërtinë”

  1. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    Nje top te madh sa koka e Likes kthyen.
    Shqiperia qelbet nga Vermoshi ne Konispol.

    1. EDI RAMA PLEHRA MALLKUAR QOFSH says:

      Po me akuzat e ARBEN IMAMIT cu be ?Apo fjale ne ere?

  2. Kris says:

    tani te pastrojne dhe SHQUP qe ta ndjeje vetted rehat Luli me Saliun

  3. Canja says:

    Ja ku doli kjo si Lenka Cuko, me duartrokitje, s’keni turp?!
    Ne nje vend qe eshte ne NATO ushtria merr funksione turizmi?!
    Kjo shoqja Mrike per shume vite therritej me mbiemrin Rafti, besoj e dine te gjithe pse!!!

  4. Arber says:

    Ti zonje me vjen keq por per Forcat e Armatosura nuk e ke idene fare. I ke kthyer ato qe jane (se eshte katandisur kokoshi nje thele) te pastrojne bajgat dhe pleherat.
    Nuk e di sinqerisht ne se dini ndonje gjuhe te huaj, por u rekumandoj ju vete ose nepermjet ndonje perkthyesi lexoni se cfar do te thote ushtri dhe cfar FAR, lexo dhe studjo cfar forca ka Greku, Serbi dhe shtetet e tjera, cfar forca kane aktive dhe cfar rezerviste.
    Jam dakort qe i gjete ne gjende mjerane, po dhe ti ke bere nje vere ne uje.
    Qe ne 1920-1922 qe u krijua ushtria kombetare (se Ismail Beu i hodhi themelet po nuk arriti, Shqiperia kishte nje divizjon dhe merumi Zog kishte ushtri simbolike por kishte rezervisten qe e kishte organizuar ne baze te bajraqeve.
    Po tani????????? Ah Tani. Nuk ka lufte, kush tha.

  5. alergjia says:

    Minister leri llafet e keni lene administraten ne ajer vetem shtet nuk dini te ndertoni megjithese moret gjithe ate mbeshtetje. Ti Vazhdon te mbash ende ne pune nje kokerr hajduti drejtorin e administrates hajdutin prurje te fatmir gerdecit se bashku me banden hajdute dhe kriminale te asaj drejtorie. Si ai gagaci kaq I pazevendesueshem eshte po ashtu dhe drejtoret e tjere te pergjithshem nga koha e kriminel mediut dhe hajdut imamit. Ju akoma nuk e keni kuptuar dmth e votes se 23 qershorit dhe pergjigjen do ta merrni vitin tjeter

  6. nexhi says:

    Vazhdon tradita…nga transhete,hendeklidhjet,qendrat e zjarrit,bunkeret,…gezhoja,hekurishte,barut…Gerdec,viktima te pafajshme. Tani ushtare,sanitare.Misione “strategjike” te ushtrise sone.
    Kemi vite ne NATO,por s’po shohim asgje.
    Kur do te shohim nje ushtri model.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje