Si në Lazarat/ Kreu i komunës Pult: Ata që qëlluan mbi policinë janë nga zona të tjera

25 Gusht 2014, 18:15Kronika TEMA

Përsëritet skenari i Lazaratit edhe në Dukagjin.

Personat që kanë shtënë me armë mbi efektivët dhe helikopterët e policisë, nuk janë banorë të komunave ku u zhvillua operacioni antidroge.

Duket se ata janë persona që kanë shfrytëzuar lidhjet e vjetra për të mbjellë hashash në tokat djerrë.

Kryetari i komunës Pult në Dukagjin, Sokol Cubi, në një intervistë për Vizion Plus, tregon se personat që kanë sulmuar me armë policinë nuk jetojnë në zonën veriore.

Shumë prej tyre janë larguar prej vitesh nga Dukagjini. Kryekomunari i Pultit pretendon se nuk ishte në dijeni për një sasi kaq të madhe kanabisi të kultivuar në zonën e tij.

Kjo për faktin se komuna ka një shtrirje prej 15 mijë hektarësh dhe me një terren të thyer malor.

Pjesa më e madhe e drogës ishte mbjellë në zona të shpyllëzuara, ndaj dhe identifikimi i kultivuesve sipas tij është i vështirë.

Komuna Pult ishte e para që u pastrua nga droga nga Policia e Shtetit në aksionin e gjerë që ka nisur në veri të vendit.

1 komente në “Si në Lazarat/ Kreu i komunës Pult: Ata që qëlluan mbi policinë janë nga zona të tjera”

  1. byli says:

    Po mor Sokol ( Martin ), se ti je i pari qe e mbjell per vete…janw bandat tuaja.. Nuk i ha kush keto perralla. Shyqyr qe u shkrine keto komuna me nga 200 banore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje