Në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Komunat e zonës së Dukagjinit për asgjësimin e bimëve narkotike, nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të sulmit me armë ndaj helikopterit të policisë, si dhe ndalimi i një funksionari vendor.
Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se, gjatë ditës së djeshme, nga strukturat e policisë është bërë ndalimi i shtetasit Pal Dushku, 19 vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult.
“Ky shtetas dyshohet se gjatë operacionit për asgjësimin e bimëve narkotike ka kundërshtuar shërbimet e policisë, që po asgjësonin sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në këtë zonë.
Nga hetimet e deritanishme ky shtetas dyshohet dhe si një nga autorët që kanë qëlluar me armë zjarri helikopterin e Policisë.
Po ashtu është bërë ndalimi i shtetasit Gjon Bungu, 52 vjeç, banues në Fshatin Plan, Komuna Pult. Ky shtetas dyshohet se duke qenë me detyrën e Kryeplakut të Fshatit Pult, nuk ka zbatuar ligjin për të njoftuar organet e policisë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin e tij.
Policia e Shtetit siguron se operacioni antidrogë do të vijojë deri në asgjësimin e plotë të sipërfaqeve të konstatuara të kultivuara me bimë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po Dasho Lazarati, u arrestua???
Dashu ishte treguar i zgjuar. Qe perpara operacionit kishte plotesuar formularin qe ne Lazarat mbillej droge pa cilesuar emra. Pra eshte ne rregull se ka sinjalizuar. Ky idioti nuk do kete sinjalizuar as formalisht per ate qe dihej.
Hahahah,plumbin e keni pak ju bijte e krimineleve enveriste,larg duart
nga Dugagjini,se do digjeni vete brenda.
Tani,ti e di mire sa ke kenduar permbi shkrepat e Dukagjinit per Enverin?U bere trim pas tridhjete vjeteve?Ha ha.Na shkrive se qeshuri.
Fara me e keqe e rruzullit tokesor.Eshte momenti qe policia ti ekzekutoje dhe jo ti kape rob keta egersira.Nuk ka ngjarje te shemtuar ne Shkoder ku te mos jene perfshire dukagjinasit.Vershimi i ketyre bishave ne Shkoder eshte fatkeqesia me e madhe qe ka goditur Shkodren qe nga koha e pushtimit turk.Nuk ngopem me i pa te gjithe te varur.
Bera nje koment me siper ,per tu kujtuar dukagjinasve se Enveri i vuri ne rresht,po ti zoteri po e ekzagjeron shume.Nuk flitet me urrejtje per bashkeatdhetaret tane.Ti gjykojme aq sa dine,sa ju ka dhene zoti.
Asnje Shqiptar i ndershem nuk eshte kunder ligjit,por Ministri Tahiri po perdor dy standarte me Verioret dhe Jugoret?!Le ti referohemi fakteve 1) Ne Durres vritet nje i ri Mirditor nga Policia,dhe Tahiri i pergezon me fjalet:bravo djema 2)Ne nje fshat te Sarandes,urdheron forcat speciale qe te ushtrojne kontroll dhe terror neper banesat e fshatareve,nje fshat i ri i banuar me te ardhur nga Veriu kryesisht Mirditore me preteksin se po kerkonin nje person me rrezikshmeri te larte shoqerore (a do ti dukej normale Tahirit,qe ne Lagjen,dhe ne shtepine e tij ne Tirane policia te ushtronte te njejtin kontroll)3)Ne Lazarat 1000 forca policore u priten me zjarr nga banoret,dhe urdheri ishte i prere ,mbrohuni dhe mos vrisni 4)Ne Dukagjin i njejti aksion antikanabis si ne Lazarat,por me nje ndryshim ?!Snajperistet e forcave speciale kane urdher qe te vrasin ata qe qellojne mbi policine.Nuk e di se si do te ndjehej Kryeminstri,me vartesin e tij,duke qene se nje pjese e origjines se tij eshte nga veriu ?