“Jo vetëm ata që ndërtojnë pa leje, por edhe të gjithë ata persona që përfshihen në një aktivitet të tillë do të përballen me ligjin.
Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, si dhe çdo mjet që vihet në funksion të kësaj veprimtarie për transport të materialeve të ndryshme do të procedohet penalisht dhe do të dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penale”, u shpreh ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një deklaratë për mediat, duke ritheksuar se “të ndërtosh pa leje është krim”.
“Të ndërtosh pa leje është krim, të përfshihesh në ndërtime pa leje është krim. Çdo punëtor, mbikëqyrës kantieri, përfshirë edhe çdo mjet që transporton lëndë në favor të kësaj veprimtarie do të procedohet penalisht dhe do dalë para drejtësisë për bashkëpunim në këtë vepër penal.
Do të vërtetohet ligjshmëria për ndërtimet. Do të ketë kontroll nga policia për çdo ndërtim, do vërtetohet ligjshmëria. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë. Do të mbyllet historia e shkatërrimit të mjedisit”, u shpreh ministri Tahiri.
Ai ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për t’i dhënë fund këtij fenomeni, ndërsa kërkoi gjithashtu që të denoncohen edhe rastet kur strukturat e Policisë së Shtetit nuk ndërhyjnë. Në këtë raste, sipas Tahirit do të procedohet edhe ndaj uniformave blu, për mosveprim, duke lejuar ndërtime pa leje.
“Të denoncohet çdo mosveprim i strukturave të Policisë së Shtetit, duke lejuar aktivitete që lejojnë ndërtimet pa leje. Jemi të vendosur për të fituar betejën me krimin mjedisor, me ndërtimet pa leje, dhe me dëmtuesit e mjedisit.
INUK ka shembur mbi 1 mijë ndërtime pa leje dhe kjo flet për vendoshshmërinë tonë për të luftuar fenomenin. Është koha për luftë frontale me këtë krim që e ka bërë Shqipërinë rast unikal në Evropë”, tha Tahiri.
I pyetur lidhur me shkrirjen e INUK, ministri Tahiri theksoi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për një kalim të kompetencave tek Ministria e Brendshme, por për një ndryshim radikal në funksionimin e këtij institucioni.
“Vlerësoj punën e deritanishme të INUK. Gjatë kësaj kohe janë prishur me shumë se 1 mijë ndërtime pa leje. Kjo na bën të vetëdijshëm për përmasën reale të problemit, por edhe për vendosshmërinë e qeverisë për të luftuar fenomenin nuk bëhet fjalë për një kalim të kompetencave, por një ndryshim radikal në funksionimin e këtij institucioni.
Riformatim të plotë, për të luftuar çdo veprimtari kriminale të nderimeve pa leje. Është ndryshim radikal në qasje, në funksion të institucioneve, etj”, u shpreh ministri Tahiri.
Jeni te vonuar zoti Minister.Kam frike se nuk do keni rezultate sic keni patur me drogen dhe arritje te tjera te rendesishme te dukshme.Jo se nuk doni Juve,por nuk keni mbeshtetjen e institucioneve te tjera si… e dini vete Juve..
Vazhdoni zoti minister me kete se eshte me te vertet problematike, eshte bere kaos komplet smerret vesh i pari dhe i fundit.
Ne fakt kjo duhej te ishte bere dhe me para e mos te lihej gjendja te degjeneroje deri ne kete fare pike ku eshte bere nami, te pakten ne kreun e institucioneve te ishte vendosur nje njeri tamam jo dema
Shume bukur,por te nderprehet edhe historia e punesimit,,3ooo euro per cdo punesim per drejtoret me demek per benzine per makinen,,…
Kta Jan c’mendur fare !!!!!!
Po ju thoni qe i bllokuat lejet?
po une di shume mire qe jane duke marre leje ne bashki te Tiranes, sikur i kane futur dokumentat qe para dates dt.10.08.2014 dhe po bejne proceduren e zhvillimit te lejes dhe pagesat perkatese.
e c leje keni bllokuar ju?
po jua fusin plako!
Lufta kunder ndertimeve pa leje, si dhe atyre “me leje” jashte çdo lloj parametri teknik, mjedisor etj. eshte lufte kunder krimit, njelloj si ajo kunder vrasesve, vjedhesve, korruptuesve etj. Njelloj si nderhyrja ne Lazarat apo tani, ne Dukagjin. Ne rastin e ndertimeve pa leje, duhet te pergjigjen penalisht privatet qe ndermarrin nje hap te tille, ne rastin e dyte, duhet te shkojne ne burg kryetare bashkish qe japin keto lloj “lejesh”, ambientaliste, arkitekte, urbaniste etj. qe edhe ata kane dhene konsensusin per keto lloj “lejesh”.
Ngadal zoti tahiri. Nje qe eshte shofer kamioni kur ti kerkojn qe te cojn nje rrug rer diku me perpara duhet te shkoj e te kontrollojn ka lej ndertimi apo jo. Apo nje puntor qe pret me dit te tera per nje dit pune kur te vij qe tamarin ne pun duhet ti kontrollojn pundhensin ka lej apo jo. Ca po flisni prap hallexhinjet do denoni. Shum mir beni qe godisni ndertimet pa leje po gjynah per ata puntoret qe dalin te sheshi omonija te cdo qyteti shqiptar mos uashtoni me shum vuajtjey
Ministria e brendeshme e ndertimit… vetem demagogji me fasada kjo do jete operative vetem ne zonat tuaja te interesit kusuri do vazhdoje si tani, ju spo perballoni krimin po na vjedhin qe nga banka qendrore e deri tek cantat . “I gjithe populli ushtare” i eterve tuaj nuk pati sukses ta provojme ” i gjithe populli polic” ose “…spiun”
Ju beni shume mire te godisni me forcen e ligjit ata qe ndertojne pa leje,por eshte absurde te ndaloni dhenjen e lejeve per qytete qe kane miratuar planin.N.q.s lejet e ketyre qyteteve do jene jashte rregullave denoni ata qe i japin qe jane me te shumtit te krahut tuaj politik.Por te ndaloni dhenjen e tyre s’e gjoja jane ne fund te mandatit dhe do bejne gjemen eshte jo logjike dhe do lere pa buke mijera qytetare dhe kjo per faktin s’e nuk jeni ju te afte te zbatoni ligjin.Cudirat ne kete vend s’kane e sosur.Kryeministri dhe ministri i brendshem e marrin rrogen cdo muaj ,bashke me mijra benefite te tjera por qytetaret e tjere duhet te presin dhe te pakten dy vjet deri sa keta te kontrollojne situaten pastaj te hane buke ata dhe femijet e tyre.IDIOTLLEK