Punonjësit fajësojnë drejtorin Çollaku për mungesën e rregullores/ Gjyqtari: Banka ka funksionuar si kooperativë

27 Gusht 2014, 09:44Kronika TEMA

Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në burg të dyshuarit për shkelje të ligjit në rastin e vjedhjes së Thesarit.

Por dy punonjës kanë fajësuar direkt drejtorin e Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Dorian Çollaku, se nuk u ka dhënë një rregullore për Sigurinë.

Bashkim Xhilaga dhe Petrit Ramohitaj thanë se e kanë marrë rregulloren vetëm më 25 korrik, pasi ishte vjedhur banka.

Sipas tyre, kjo rregullore iu është dorëzuar atyre dorazi.

Një gjë e tillë ka revoltuar edhe vetë gjyqtarin e çështjes, që tha se Banka e Shqipërisë ka funksionuar si një kooperativë e keqe e së shkuarës, jo si një bankë shteti.

Vetë Dorian Çollaku është mbrojtur duke thënë se është përgjegjësia e Këshillit Mbikëqyrës që të përpilojë rregulloren.

Prokuroria tha se detyra ka qenë e Çollakut. Ata thanë madje se hapja e arkave me para dallohej edhe me sy të lirë.

6 komente në “Punonjësit fajësojnë drejtorin Çollaku për mungesën e rregullores/ Gjyqtari: Banka ka funksionuar si kooperativë”

  1. xuxu says:

    epo keshtu funksionoi shteti salse e i fatosit per perfitime familjare dhe populli te fryje syte tani te luajne lojen e ka kush e ka si gjithmon populli e ha

    1. Aty says:

      Me pelqen konkluzioni i gjyqtarit. Do ta keshilloja qe te studionte dosjen e Beut te Saukut dhe te shikonte se eshte perseritur e njejta skeme. Ndryshimi i vetem eshte se atje behet fjale per mish dhe rrush, ketu flitet per miliona leke. Copy Paste. Mos mendoni se Fullani ka patur fantazi me shume se ish bosi i tij i pare.

  2. nacionalisti says:

    ahahhahahahahaahahahah

    ca ti bosh dorian, nuk ke ca ti besh, keshtu eshte kur je pjese e nje strukture tipike kooperativiste e modelit te berzhites nga vjen dhe guvernatori fullani, puna e pare e guvernatorit, ka qene te kjo kooperativa dhe aty i bente shifrat corap, nje person i nderuar me emrin Sdravko e mbante ne pune kete plehren. Ne fakt juve ju shkon per shtat shprehja ku te gjithe batakcijte mblidhen rreth nje religjoni dhe ajo eshte paraja.
    Mos u merzit Doro, se do te te mesoj Ramohitaj, meqe tani keni kohe shume, se si te besh letra anonime
    puc puc

    1. vjollca says:

      Moj rexhina alimerko ti sikur u betove qe nuk do flasesh me

      1. nacionalisti says:

        vjollca vjollca vjollcaaaaa
        te shkon emri, e ke me rime

  3. VPTR says:

    Germo Tare, germo dhe do shikojme sa “xhevaire” do dalin nga sundimi i Don Fullanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje