Rreth një kilogram heroinë është sekuestruar nga efektivët e Antidrogës në kryeqytet. Mësohet se lënda narkotike u gjet në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri”.
Si rezultat është arrestuar edhe pronari i banesës ku u gjet heroina, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas policisë, po hetohet për implikimin e personave të tjerë dhe kapjen e furnizuesve, pasi dyshohet për një rrjet të trafikut të heroinës.
Nuk eshte droga e tij! Kjo histori eshte me motivim politik per te demtuar imazhin e personit ne fjale, ha ha ha!