“Eagle 8” përfundon misionin në Kandahar/ Arvizu: Vlerësojmë sakrificën tuaj

27 Gusht 2014, 11:41Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu përshëndetën përmes një ceremonie përfundimin e shërbimit në Kandahar të forcave paqëruajtëse ‘Eagle 8′.

Ministrja Kodheli falenderoi paqëruajtësit shqiptarë për kontributin e tyre për paqen dhe luftën ndaj terrorizmit. Ministrja garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan, perkrah aleateve, duke kontribuar gjithmone me profesionalizem.

“Falenderoj paqeruajtësit shqiptarë të angazhuar me mision në Afganistan,pasi janë angazhuar në zona të rrezikshme lufte.Misioni i 8 permbyll me sukses angazhimin tone me forca luftimi ne misionin ISAF. Rajoni i veprimeve te “eagle 8″, keshtjella e aktiviteteve terroriste ne jug te afganistanit. Që nga 2010 kur forcat speciale u nisen ne mision, ju keni dhene nje kontribut te çmuar ne luften kunder terrorizmit. Ne do te vazhdojme te qendrojme ne Afganistan, përkrah aleateve tanë, duke kontribuar gjithmonë me profesionalizëm”, tha ajo.

Falenderimi i Ambasadorit Arvizu shkoi si për paqëruajtësit ashtu dhe për lidershipin civil dhe ushtarak, që siç tha ai, me urtësi po drejtojnë në bashkëpunim me SHBA dhe aleatët.

“Ne vleresojme kontributin dhe sakrificen tuaj. Vleresojme lidershipin civil dhe ushtarak se me urtesi po drejtojnë në bashkëpunim me SHBA dhe aleatët. Sot është një ditë e veçantë, pasi festohet kthimi i paqeruajtësve shqiptarë në Atdhe dhe pranë familjeve të tyre. Vlerësojmë angazhimin e paqeruajtësve shqiptarë me mision në Afganistan. Kam kënaqësi që flamuri shqiptar valëvitet përkrah atij amerikan dhe të NATO-s”, tha Arvizu.

1 komente në ““Eagle 8” përfundon misionin në Kandahar/ Arvizu: Vlerësojmë sakrificën tuaj”

  1. tirons origjinal pri bathorje says:

    eeeeh mer zotni e juej Arvizu, ta dije se cbehet ketu per te vajtur ne lufte me gjemu afganet….., pyete njiher saliun se sa vete pazari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje